Nga Fadil Maloku
Gjitha partitë politike gjithëshqiptare, janë akoma në fazën e ristrukturimit dhe akomodimit me rrethanat e reja që po rezultojnë, jo edhe aq nga faktorët ideologjik, sa nga indikatorët teknologjik të njohur si “detektor social” të mirëqenies. Ndërkaq, kur këtyre u shtohen edhe disa trende tjera shtesë (që akoma s’kanë arritur të promovohen në asnjërin nga shtetet shqiptare!), siç janë ato të:
1.“shkatërrimit kreativ”, apo (thënë ndryshe) zëvendësimit të sistemit të (testuar) vjetër vlerorë, me një sistem të ri (të patestuar) vlerorë, si shtegdalje nga kriza (sidomos: ajo ekonomike, politike, e sociale) , përmirësim të mirëqenies, reduktim të krimit dhe korrupsionit, sundim të ligjit…etj.
2.profilizimit ideologjikë, që në skenën politike këto subjekte i ka katapultur dhe udhëhequr vetëm interesi momental i pushtet mbajtjes, e jo edhe ai i shtetndërtimit (ideologjik!)…, dhe sidomos
3.përgjegjësisë dhe inkluzivitetit për të ndërtuar kapacitetet shtetërore dhe për të krijuar parakushte për një ekonomi konkurrente dinamike, e cila do ta dekontaminonte besimin (akoma naiv!) qytetar nga histeria e karizmës së lidershipit…!
Partitë politike gjithëshqiptare, tani e tutje duhet të shndërrohen në katalizatorët kyç riorganizimit politikë, social e ekonomik të vendit. Ato, (në rast se duan të jenë “cool”) duhet t’i pronësojnë (edhe de facto) këto cilësi, edhe për shkak se kështu me fuqinë e ligjit (de jure) i shërbejnë relaksimit të raportit midis shtetësisë dhe qytetarisë.