Home KRYESORE BREXIT, EUROPA DHE SHQIPERIA-REFLEKSIONE.

BREXIT, EUROPA DHE SHQIPERIA-REFLEKSIONE.

Nga Tritan Shehu

Pa asnje lekundje rezultati i referendumit per daljen e Britanise se Madhe nga BE eshte nje vendim tejet kompleks, me pasoja te pa logariteshme negative per Britanine vete, per BE dhe shume me gjere. Ne cdo analize eshte ndoshta vendimi me tragjik qe ai popull me histori, kontribute e vlera te medha boterore ka marre ndonjehere. Megjithate verdikti eshte verdikt dhe une nuk desheroj te “ngaterrohem” ne kete shkrim me pyetjen se a do te aplikohet dot apo jo ai ne periudhen qe vjen. Kjo eshte tjeter ceshtje, per sot ai eshte i mireqene dhe llogarite duhen bere, aq sa mund te behen, mbi ate.

Per te gjykuar sa me drejt mbi pasojat e ketij rezultati referendal, mendoj se eshte e nevojeshme qe ai te analizohet jo si nje fenomen ne vete vehte, por si nje sindrom i nje patologie te rende e komplekse, qe po kalon sot jo vetem Britania, por dhe BE apo me tej. Kjo e ben edhe me te veshtire analizen e konkluzionet, me te paparashikueshme pasojat ne “leter”, por na afron me realitetin. Pikerisht sepse ketu kane influencuar e influencojne shume faktore. Mund te permenden ato qe lidhen me krizen ekonomike e financiare te Europes ne keto vite. Por nuk mund te vihen ne plan te dyte edhe faktoret politike, sociale, morale, etike qe sot lene shume per te desheruar ne boten demokratike. Pra ne terresi nuk mund te nenvlehtesohet fakti i krizes se “vlerave” qe po kalojme, gje qe sjell nje dobesim te besimit ne terresi, te shpreses reale per te ardhmen, te konfigurimit te shoqerise, qe zhvillohet apo pasohet edhe me nivelet e lidershipit, ne shumice larg atyre te themeluesve te Europes se Re, apo Perendimit demokratik. Sot ne hapesiren europiane “takon” shpesh “lidera” politike sharlatane, te cilet me koshience bazojne suksesin e tyre mbi teza populiste, nacionaliste, ksenofobe, shkaterruese per ambjentin demokratik dhe bashkejetesen e popujve. Dhe popujt jo rralle bijen viktime e tyre. Shembuj te tille ka plot. Rezultati i referendumit ne Britani pa asnje dyshim u influencua ne nje mase te konsiderueshme nga te tille elemente.

Sidoqofte le te kthehemi ne skenaret me konkret. Tashme qe u krijua ky “rreth” negativ, ne variantin me te mire rendesi ka te minimizohet pershkallezimi i tij, mundesisht te mos futen pasojat e tij ne “eternitet”. Per Shqiperine per momentin nuk mendoj se do kete influenca direkte ekonomike Brexi vete. Me tej ato do te lidhen me pasojat e tilla globale, qe duken te pa evitueshme. Reperkusionet me te gjera, ato kane filluar e do te varen nga zhvillimi i ngjarjeve te metejshme ne Britani, BE, etj.

Britania vete, nje aleate e mike jone e madhe, fatkeqesisht eshte perpara te papriturave te pa kendeshme, jo thjesht ekonomike. Kjo dhe per faktin se edhe ata qe e iniciuan Brexit-in me aventurizem, tashti ndodhen ne nje konfuzion te plote: “patatja e nxehte” u ka mbetur ne dore. Pra nuk e dine dhe nuk dihet ku mund te shkohet; ne variantin me te keq deri ne nje ndryshim kufijsh te atij shteti demokratik, gje qe mund te krijoje me tej nje precedence te rrezikeshme edhe per Europen e Ballkanin.

BE pervec rrezikut te perkeqesimit ekonomik, eshte edhe ajo perpara shume pikepyetjeve te tjera. A do te ecet drejt nje dobesimi te metejshem te saj, gje qe te con ne nje shperberje? Ky do te ishte varianti me negativ. Humbja qofte dhe e endres, obsionit, qellimit, standarteve europiane do te ishte me pasoja katastrofale globale, inkluzive edhe per Ballkanin Perendimor e vendin tone. Ne dhe Rajoni yne nuk mund te kemi te ardhme tjeter te favoreshme, pervec asaj europiane. Dobesimi i BE automatikisht do te nxiste e fuqizonte gjithashtu tendenca te tjera dominuese mbi kete rajon, tendenca qe jane larg aspiratave, perkatesise, kultures, vlerave tona Perendimore. Te shpresojme qe ky skenar mos te zhvillohet kurre.

Ne rastin me te favorshem Europa Kontinentale do te gjeje forcen perballe domosdoshmerise se mbijeteses per te dale nga problemet e saj, dhe te shkoje drejt forcimit te kohezionit te brendshem, gje qe u cenua rende edhe nga deshtimi i miratimit te Kushtetutes se saj, disa vite me pare. Kjo kerkon pa dyshim nje ringjallje te idealeve e vlerave ne terresi dhe europeiste. Mendoj se zgjedhjet ne Spanje treguan se kjo mund te ndodhe. Dicka e tille do te conte edhe ne forcimin e institucioneve te BE, ne nje rikonfirmim te kufijeve te saj, brenda te cileve nuk mund te mos jete Ballkani Perendimor. Pra qartesisht ne kete variant pozicionet tona integruese do te qendronin e ndoshta forcoheshin. Ne keto dite vendet dhe liderat kryesore te BE po punojne pikerisht per kete mundesi te madhe, e cila ve pa asnje dyshim ne linjen e pare Gjermanine, si nje premise kryesore te suksesit. Krahas saj natyrshem jane renditur duke krijuar nje “trojke” gjeneruese Franca e Italia, stabiliteti e pozicionimi i te cilave tashme eshte thelbesor.

Ne keto kushte roli yne nuk mund te jete influencues ne vendimet e medha. Por ne duhet te qendrojme ne nje pritje aktive, duke u sinkronizuar, forcuar aspiraten europiane e gjeneruar perpjekjet qe po behen ne kete drejtim. Ne muajt qe vijne mund te fillojne te konfigurohen me qarte mundesite, te shpresojme pozitive per nje rikohezion keto. Po keshtu ne fund te vitit ShBA do te kalojne zgjedhjet presidenciale, gje qe besoj se do ta beje edhe me aktive ate vend lider ne projektet per mbijetesen e BE. Megjithate per ne e Ballkanin Perendimor nuk ka tjeter aspirate frymezuese e as nuk duhet te “ushqehet” ndonje e tille pervec asaj europiane, kjo duke shpresuar ne rezistencen e forcimin e BE. Cdo tendence tjeter ndryshimi perkatesie a kahe, ndryshimesh kufijesh, fryme nacionalizmash rudimentale, ksenofobish etj do te ishte shume e rrezikeshme per ne e Rajonin. Eshte pikerisht ky nje moment mjaft delikat e historik edhe per te ardhmen tone, qe kerkon jo vetem nje vizion te tille europeist me shume se kurdohere, por dhe nje bashkepunim sa me te ngushte me partneret tane Perendimore. Une do ta konsideroja shume pozitive e te rendesishem faktin qe Italia, porta kryesore per integrimin tone europian, po merr nje rol te rendesishem e te pergjegjshem per rikonfigurimin e BE. Kjo eshte nje mundesi me shume per ne, qe duhet shfrytezuar me te gjitha kapacitetet tona. Po keshtu afrimi i metejshem i yni me Gjermanine mike, thelbesor ky vend per proceset e reja, merr tashme nje rendesi edhe me te madhe per ne. Gjithashtu Franca perben nje tjeter aleat paresor, me te cilen ka mjaft hapesira te reja bashkepunimi. Nuk duhet te harrojme nga ana tjeter dhe faktin e rendesishem qe edhe fqinji tjeter i yni Greqia, eshte antare e BE dhe NATO-s, vend ky me te cilen kemi ndare, ndajme e do te ndajme aspirata te perbashketa. Shqiperia ka dhe nje tjeter fat, siguri, rol e pergjegjesi te madhe, ajo eshte anetare e NATO-s. Pra te gjitha opsione e mundeshme, qofte edhe ato me te veshtirat me te cilat mund te perballet Europa e Rajoni yne, duhen perballuar e zgjidhur se bashku me aleancen e ShBA.

Ne kete kontekst te ri te krijuar, jo vetem Shqiperia, por te gjithe ne si shqiptare ne Rajon, kemi edhe nje here rastin te konfirmojme veten si nje faktor madhor per stabilitetin dhe vizionin Perendimor e europian te Ballkanit Perendimor. Nqs deri me sot ne kemi qene “nje here” te tille, sinkron me ato aspirata, ne saje te te cilave kemi arritur suksese te pa imagjinueshme ne pak vite, tashme e tutje ne keto momente te veshtira per Europen tone, duhet te jemi “mijera here” me shume europeiste e Perendimore. E para sepse cdo alternative tjeter do te kishte pasoja te pa llogariteshme negative per ne dhe se dyti se keshtu duke u perforcuar si faktor pozitiv, do te jemi me afer e me shpejt prane asaj Europe qe aspirojme dhe per te cilen shpresojme e duhet te luftojme me aq sa mundemi, qe te mbijetoje e konsolidohet.
Botuar sot ne Gazeten “Panorama”

Share: