Nga Zef Bushati
Mjaft me propagande ! Mjaft ! Propaganda eshte arma me e forte e sistemit fashist. Propaganda eshte arma me e forte e sistemit komunist. Ne nje sistem demokratik nuk ka propagande. Ne demokraci propaganda eshte ne konflikt interesi me sistemin demokratik. Populli nuk genjehet me propagande ne demokraci.
Politikane qeveritare, politikane opozitare, jeni bere bajate me genjeshtrat tuaja propagandistike ne televizionet qe kontrolloni. Bejeni detyren tuaj me ndershmeri e seriozitet, per kete ju ka votuar populli, per kete ju kane zgjedhur qytetaret shqiptare.
Tregojeni me punen tuaj se jeni njerez me karakter. Hapjani rrugen Reformes ne Drejtesi me drejtesi e perkushtim, te bindur se i sherben qytetareve dhe interesave te shtetit shqiptar.
Pendohuni per ato qe keni bere. Vuajeni denimin nese e meritoni. Sakrifikohuni per popullin dhe Shqiperine.