Nga Aulon Kalaja
1- Kjo rruge u ndertua per nje qellim madhor, te shenjte dhe strategjik. Per te bashkuar dy popuj qe nder shekuj i ndau historia. Pra “Rruga e Kombit” eshte simbol Bashkimi.
2- Kjo rruge eshte ndertuar teresisht me parate e shtetit, pra me taksat tona. Disa here i ka mbledhur shteti parate per kete rruge (kujtojme taksen Majko).
3- Qeveria e Shqiperise nuk eshte treguar transparente ne lidhje me kete koncension me rendesi madhore per jeten e qytetareve, sidomos te Kuksianeve, Tropojaneve dhe shqiptareve te Kosoves.
4- Qeveria nuk i ka dhene rruge alternative qytetarit, qe ai te mundet te zgjedhe nese do te udhetoje permes “Rruges se Kombit” dhe te taksohet, apo te kaloje ne nje rruge tjeter alternative qe te mos paguaje. Rruga e vjeter qe te con ne Kukes nuk eshte alternative, sepse sipas perllogaritjeve eshte 2 here e ca me e gjate se “Rruga e Kombit” dhe shtrihet mbi nje terren te veshtire malor, harxhon me shume dhe ka veshtiresi te tjera sepse rruga e vjeter eshte jashte cdo lloj standarti. Pra qytetari nuk ka zgjidhje tjeter, vecse te paguaje 10€ dhe per kete e detyron shteti. Kroacia ka ndertuar rreth 1600 km autostrade, por ka ndertuar po ashtu edhe 20000 km rruge te tjera alternative me cilesi per qytetaret.
5- Cmimi i takses 10€ eshte abuziv. Nuk eshte e vertete ajo cka thote Ministria e Transporteve se kjo takse eshte me e lira ne rajon. Marim Maqedonine, e cila paguan 0,025 cent per KM, pra shtetasit e Maqedonise paguajne per 100 km nje takse prej 2.5 €. Ndersa tek ne abuzimi eshte dyfish me i madh ne cmim. Por edhe ne kilometra, sepse autostrada e “Rruges se Kombit” nuk eshte 100 km, por 60 km. Me cmimin e Maqedonise per Kilometer, neve na takon te paguajme 3 euto. Por Ministria dhe koncensionari turk llogarisin edhe kilometrat e rruges Milot-Rreshen apo edhe pjese te devijimit te autostrades si per shembull rasti i hyrjes se Kukesit. Por keto segmente rrugore nuk jane autostrade. Nderkohe nga ana tjeter nje takse 10€ per qytetaret shqiptare ne krahasim me te ardhurat qe kane per fryme jane te paperballushme, sfilitese dhe ne kapercyell te mbijeteses. Ka edhe shtete te tjera ne Europe qe nuk paguhen fare taksat e mirembajtjes se rrugeve, sic eshte Gjermania ku shteti vete i ka ndertuar te gjitha autostradat. E nese nuk krahasohemi me Gjermanine, te pakten te krahasohemi me Maqedonine.
6- Studimi i kesaj rruge, ne menyre te dyshimte i eshte dhene nje firme greke, ndersa koncensioni per 30 vjet i eshte dhene nje firme turke, nderkohe ata qe duhet te paguajne jane shqiptaret.
7- Firma turke qe ka fituar nuk eshte me e mira ne mirembajtje, per te cilen e ka fituar tenderin. Ajo eshte nje firme e re, pa eksperience ne menaxhimin e akseve te autostrades mbi 60 kilometra dhe ka ne scpecialitetin e saj ndricimin dhe jo mirembajtjen.
8- Tenderi eshte i dyshimte dhe shume dokumentacione po mbahen sekrete nga ana e autoriteteve shqiptare. Ka dyshime edhe nga ana e deputeteve te mazhorances ne lidhje me kete koncension.
9- Perse ky koncesion me rendesi madhore eshte dhene ne fundin e mandatit te nje qeverie dhe ne muajt e pushimit, pra ne fund te korrikut?!
10- Vete Ministria nuk eshte e qarte se cfare do te ofroje firma koncensionare. Cfare investimesh fillestare, meqenese po e trajtojne si projekt zhvillimor. Sa do te mare shteti nga kjo takse dhe ne cilin vit, nga 30 vitet qe do te zgjase koncesioni ajo do te futet aksionere me firmen?
11- Perse shteti vete nuk e mer persiper qe te ndertoje “Byppas-in e Kukesit” me nje vlere prej 42 milion€ dhe te clirohet nga kthetrat e koncensionarit. Nese nuk ka para, le te mare nje kredi me nje perqindje te ulet interesi 3%, e jep Kina dhe te mare fund kjo histori. Duke ndertuar edhe nje Insitut qe meret eksluzivisht me mirembajtjen e rrugeve, sic eshte rasti i Kroacise dhe me ane te nje takse modeste te funksionoje ky institucion i ri.
12- Sipas statistikave, ne nje vit, ne “Rrugen e Kombit” kalojne rreth 1 milion e 200 mije deri ne 1 milion e 500 mije automjete. A e kuptoni se cfare fitimi kolosal do te kete firma turke, qe ne krye te 5 vjeteve ajo do te behet miliardere edhe pse nje firme e re dhe pa eksperience ne keto pune. Nga 1 milion e 500 mije automjete qe kalojne ne “Rrugen e Kombit” dhe qe sipas ministrise do te taksohen me 10€, me perjashtim te automjeteve qe jane nga zonat rreth e rrotull ruges, te cilet do te kene lehtesi dhe do pajisen me abone, nje tjeter ane e erret. Pra do paguajne njesoj edhe makinat e tonazhit te rende edhe veturat. Nderkohe dihet boterisht qe nje kamion e demton rrugen barabarte me 300 vetura. Propozimi eshte qe te taksohen mjetet e tonazhit te rende me shumen nga 8 deri ne 10€, sepse kryesisht ata meren me biznes, ndersa makinat e vogla nese do te duhet te taksohen, te kene nje takse tjeter shume here me te vogel se kjo.
13- Nje zgjidhje mund te jete qe te taksohen makinat e tonazhit te rende qe kryejne aktivitet ekonomik, vete shteti te beje nderhyrjet e nevojshme ne rruge sic eshte rasti i “Byppasit te Kukesit” dhe makinat e vogla te paguajne nje takse te paperfillshme, pra pak ose aspak. Nuk mund te paguaje njesoj si nje kamion dhe si nje veture. Sepse kamioni e demton rrugen, ndersa vetura jo. Por kjo eshte vjedhje e shtetit dhe koncensionarit qe kerkon ti mare edhe kamionit edhe vetures 10€.
14- Nese qeveria duhej t’a jepte me doemos kete rruge me koncension, pse nuk ia dha nje ose me shume kompanive shqiptare me qellim qe parate te gjeneronin po ne vendin tone?!
Sinqerisht Aulon Kalaja.