Home KRYESORE Drejt Republikes se Peste!

Drejt Republikes se Peste!

Nga Romeo Gurakuqi

A filloi sot, me 22 korrik 2016, Republika e Peste e Shqiperise? Sikur te ishte shkruar se paku edhe nje kapitull i teksti kushtetues, dhe sikur te ishte shmangur kontrolli politik i partive politike nga sistemi i drejtesise, une them qe po. Eshte rishkruar vetem pjesa e njerit prej pushteteve, Qeverisja dhe Disiplinimi i Pushtetit te Trete. Republika mbetet edhe me tutje nje Republike Parlamentare me nje Figurehead President, madje, pushtetet e Kreut te Shtetit jane zvogeluar edhe me tutje ne aspektin e prerogativave qeverisese dhe disiplinuese ne Sistemin e Drejtesise.

Nje prej objektivave qe do te duhej te kishte Reforma e Institucionale e Republikes, do te duhej te ishte zvogelimi ose balancimi, permes nje pushtetit te dyte te zgjedhur drejteperdrejte nga Populli, i tagreve te partive politike permes Parlamentit, mbi pushtetet e tjera te pavarura. Por kjo sipermarrje ishte jashte objektivave te reformatoreve. Ekuilibrat ne Shqiperi jane shume te brishte, burrat e shtetit mungojne, vizionet e politikaneve jane deri tek pragu i shtepive te tyre dhe grupimeve respektive.

Republika e V, mund te ishte e tille, sikur kushtetuta te permbyllej me rishkrimin edhe te kapitullit qe i perket Kreut te Shtetit, zgjedhjes se tij drejtperdrejte nga populli, rritjes se prerogativave te tij, edhe ne lidhje mbi pushtetin e Drejtesise, shmangies sa te ishte e mundshme te rolit te partive politike dhe shkrimit te nje kapitulli te posacem ne kushtetute mbi parimet e nj Statuti model te nje partie politike, ne Republiken e Shqiperise.

Pushtetet qe do te duhej te merrte Presidenti i nje Republike Parlamentare me elemente te gjysempresidencializmit (sikur konstitucionalistet ta shkruanin ndryshe kete kapitull), ne sistemin e drejtesise, i kaluan tashme Partive Politike me Konsensus, element ky qe eshte deshperim i metejshme per Publikun.

U shmang perpjekja e e Kryeministrit Rama per ta kapur njeanshmerisht sistemin e drejtesise, permes mekanizmave te ndertuar nga hartuesit e tij te posacem te projektit; Ne fazen e pare te oponences bazuar ne rekomandimet e Venecias, Opozita luajti nje rol pozitiv, balancues, bazuar ne doktrine. nderhyrja e Opozites ne kete faqe ka qene plotesisht ne funksion te interesave te Publikut, per nje republike te ndershme. Pjesa fundore e nderhyrjes se Opozites, besoj se ishte e tepruar dhe ngjau te ishte me shume nje kujdes per te plotesuar ca kerkesa e interesave partikulariste brenda saj, se sa nje nderhyrje e arsyeshme dhe e bazua ne doktrine.

Mbi te gjitha sensi marrje per se koti ndaj Partinereve tane Strategjike ishte perkunder filozofise politike te nje partie te Qendres se Djathte normale dhe natyrale Nderhyrja e Opozites beri qe u minimizua roli i nderkombetareve (interes ky i Publikut qe ska besim tek Partite Politike) per te bere arbitrin ne mes partive politike, dhe, edhe me tutje, do kemi nje tager te posacem te partive politike, pozite- opozite ne kontorllin e Sistemit te Drejtesise. Kjo eshte pika e dobet e reformes, qe mund te ishte shmangur, sidomos nga forcat Liberale dhe Demokratike ne Parlament. Nderkohe, Reforma ne Sistemin e Drejtesise eshte nje nderhyrje krejtesishte e vecante, ne nje Republike te deshtuar Parlamentare, te deformuar dhe zhbalancuar me nderhyrjet antidoktrinore,te bera ne kohe, pikerisht prej partive politike, gati armike njera me tjetren, por qe merreshin vesht shume mire per te rritur rolin e tyre kontrollues, sipas frekuences se te qenurit ne qeveri dhe opozite, mbi pushtetet e pavarura.

Ata kishin krijuar nje sistem te kalbur te drejtesise, korruptiv dhe te integruar me strukturat e kriminalizuara politike, me te cilat shkembenin interesa, para dhe ilegalitet. Kesisoj, Reforma ne Drejtesi eshte nje zhvillim pozitiv, sepse ne nje Republike te dobet Parlamentare, ka ndertuar nje sistem filtrues te rrepte, mbi pushtetin e trete. Qeverisja dhe Disiplina e Sistemit te Drejtesise do te jete tashme permes nje numri filtrash, kufizash dhe kontrollesh qe nuk jane me ne nje dore te vetme. Ajo qeverisje mund te ishte edhe me e rendesishme dhe me e eftktshme, sikur Roli i Aleateve qe krijuan dhe mbajne ne kembe Shtetin dhe Demokracine shqiptare, te ishte edhe me i madh, roli i partive politike edhe me i vogel dhe pushteti i nje presidenti te zgjedhur nga populli, te zevendesonte rolin e partive politike. Ajo reforme do te duhet te shoqerohet me ndertimin e nje kuadri ligjor plotesues, i cili eshte tashme i gatshem.

Sfida nga e cila do varet suksesi, do te jete maturia, kujdesi, impementimi i zgjuar dhe pa hakmarrje. Kujtoj se sfida e deritanishme qe ska ditur Kryeministri Edi Rama, ta zgjidhe ne implementimin e Rule of Law, ka qene aventurizmi, hakmarrja e njeanshme, humbja e balancave, selektimi shpetues i te forteve dhe goditja ndaj njerezve te dobet. Kjo nuk duhet te ndodhe me: Shteti duhet te kujdeset qe trajtoje me shume kujdes njerezit e varfer te shoqerise. Nderkohe transferimi i pushteteve, sidomos nga institucionet qe mbrojne Shtetin, gjegjesisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda, drejt Prokurorise Speciale, mbetet nje sfide qe kerkon zgjidhje te studiuar dhe menduar mjaft mire.

Aty qendron mbajtja e Shtetit ne kembe ne luften kunder Krimit te Organizuar. Ndaj, ruajtja e rekordeve shteterore dhe mbrojtja e njerezve te spikatur te ligjit, mbetet nje sfide e nje politike te mencur dhe atdhedashese. Republika e Peste eshte ne rrugen e ardhjes ne Shqiperi, por ajo eshte ende larg shfaqjes ne kthesen e fundit te vendit adriatikas. Problemi qe del sot para Shqiperise eshte: a mundet kjo klase politike dhe ky parlament, kaq shume i kriminalizuar, te ndertoje Pushtetin e Ri te Drejtesise se Reformuar? A mundet qe sistemi i ri i drejtesise te kete sukses me nje set partish politike kaq shume problematike? A duhet te ky ndryshim shume i rendesishem kushtetues, te shoqerohet me nje thirrje per sovranin per te ngarkuar klasen e re dirigjuese qe do ta implementoje reformen ?

Share: