Muslimanët kanë mbajtur homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë kishës se At Zhak Hamel, i vrarë brutalisht nga dy terroristë në kishën e tij të Saint-Étienne-du-Rouvray, Francë, pak ditë më parë. Ceremonia në nderim të At Hamel, u organizuan sot në fshatin e vogël te Normandisë.
Sakaq, imami i xhamisë lokale u ka bërë apel besimtarëve muslyman që të dielën më 31 korrik të bashkohen në Kishë me vëllezërit katolikë, si një shenjë e “solidaritetit dhe simpatisë”./360grade.al