Home KRYESORE Galdini i pergjigjet Erion Braces: Fitoi konsensusi, prandaj humbi Rama.

Galdini i pergjigjet Erion Braces: Fitoi konsensusi, prandaj humbi Rama.

Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Arian Galdini, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, i eshte pergjigjur sot nepermjet nje postimi ne facebook, deputetit te PS Erion Brace.
Ketu me poshte eshte pergjigja e plote e Galdinit ne faqen e tij ne facebook:

Ka deputete, politikane dhe analiste qe gerthasin per fitoren e njeres apo tjetres pale, me rastin e miratimit te Reformes ne Drejtesi. Cudi e madhe.

Reforma ne Drejtesi, nuk ishte as terheqje litari e as ndeshje futbolli, ndonese nje pjese e madhe e debatit dhe procesit te saj u krye nen brohoritjet e Kampionatit Europian te futbollit.

Kampionatin Europian e fitoi Portugalia. Ekipi i Kristiano Ronaldos qe nuk fitoi asnje ndeshje ne grup dhe ne fund mundi paster 2 me 0, Francen, Ekipin qe luante ne shtepine e tij.

Ne 10 korrik, Kupen e ngriti Portugalia.

Ndersa ne dt 21 – 22 korrik, Reformen ne Drejtesi e votuan 140 deputete.

E votuan te gjithe, te majte e te djathte e te qendres.

Kush fitoi? Fitoi konsensusi.

Kush e kerkonte konsensusin? Lulzim Basha, Opozita Shqiptare, Victoria Nualland, SHBA dhe BE.

Kush e dha konsensusin? Victoria Nulland, Kancelarja Merkel, Komisioneri Hahn.

Kush e mori konsensusin nga Victoria Nulland, Merkeli dhe Hahn? Sigurisht qe Lulzim Basha dhe Opozita shqiptare.

Kush nuk e dha kurre konsensusin? Ai qe nuk e di, kurre nuk e ka ditur e kurre nuk e ka dashur konsensusin, vetem Edi Rama.

Edi Rama votoi i vetmuar, per nje konsensus qe e kishte arritur Lulzim Basha me SHBA dhe BE.

Por perse ishte i rendesishem konsensusi?

Sepse Reforma ne Drejtesi, e miratuar pa konsensus do te ishte nje Reforme me e vetmuar se Edi Rama sot.

Sepse Reforma ne Drejtesi do te votohej nga Doshi, Prenga dhe e gjithe aleanca e deputeteve subjekte te dekriminalizimit.

Nje Reforme e miratuar pa konsensus do te ishte si nje akt amnistie per te gjithe keta deputete dhe aleance deputetesh te cilen jane subjekte te dekriminalizimit.

Tani qe Reforma ne Drejtesi, ka kaluar me konsensus, votat e deputeteve subjekte te dekriminalizimit, jane te paperfillshme.

Kjo eshte fuqia e konsensusit dhe numrit 140. Numri 140, zhvlefteson votat e deputeteve qe duhen jane subjekte te dekriminalizimit.

Ligji i Dekriminalizimit ishte nje fitore e jashtezakonshme e Lulzim Bashes dhe Opozites shqiptare, por edhe e shtetit shqiptar dhe e qytetareve shqiptare.

SHBA dhe BE e kane mbeshtetur fuqishem Ligjin e Dekriminalizimit.

Reforma ne Drejtesi e miratuar me konsensus, mban ne fuqi dhe i jep vlere te re edhe Ligjit te Dekriminalizimit.

E sotmja, pas miratimit te Reformes ne Drejtesi, e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq e te vetmuar. Edi Rama nuk e perdori dot Reformen ne Drejtesi as per shoqnine e tij me deputete subjekte te dekriminalizimit, as per tu bere ‘pala proamerikane’ me voten dhe shoqnine e ketyre deputeteve.

Konsensusi fitoi sepse Reforma ne Drejtesi kaloi dhe Qeveria ka mbetur vetem.

Te vetmit votues te kesaj Qeveria jane deputetet dhe aleanca e deputeteve subjekte te dekriminalizimit.

Kesisoj, perfundimet nxirrini vete, se perse fitorja e konsensusit eshte fitore e paster e qytetareve shqiptare.

Lulzim Basha nuk ka fituar ende. Ai ka luajtur per parime ne krah te qytetareve shqiptare, shtetberjes dhe Partnereve Strategjike, SHBA dhe BE.
Lulzim Basha do te fitoje diten qe do te behet Kryeminister. Shume shpejt.

Share: