Home KRYESORE Komuniteti Himariot apel kryeministrit per vemendje politike ndaj problematikave te padrejta

Komuniteti Himariot apel kryeministrit per vemendje politike ndaj problematikave te padrejta

Nikollaq Neranxi, ne cilesine e Drejtorit Ekzekutiv te Shoqates Komuniteti Himariot shkruan ne profilin e tij ne Facebook se Himara eshte ngritur ne kembe per te mbrojtur dheun dhe amanetin e te pareve!

“Kjo qe shihni ne foto, eshte protesta dhe thirrja deshperuese qe banoret e Himares kane bere sot, per Kryeministrin Rama. Ndryshe nga propaganda dhe mashtrimi i Kryebashkiakut Jorgo Goro, sipas te cilit vetem 5 individe te papergjegjshem nuk i dashkan punet e tij gjasme ne te mire te komunitetit, ne fakt situata eshte ndryshe.

Keta qe shihni ne foto, jane burrat dhe grate e Himares, atij vendi me histori shekullore, qe ben krenar cdo banor te saj (pervec atyre me gjak te prishur!). Ata jane monumente te gjalle qe deshmojne per kete histori, por jane te zhgenjyer sepse dikush do t’i grabise, do t’i deboje nga shtepite shekullore. Ata e kane kuptuar lojen e ndyre qe po luhet ne kurriz te tyre, prandaj i drejtohen Rames, si kryeminister dhe si biri i nene nga bregu. Nuk mund te shkaterrosh ne emer te gjasme zhvillimit!

Beni rruge, ujsjellsa, pastrim biologjik te ujrave te zeza, vini telefon e internet, restauroni shtepite e vjetra, kala dhe kisha dhe lerini keta njerez ta bejne vete turizmin ne vendin e te pareve te tyre. Lereni historine te flase, ashtu sic ju pelqen kur shkoni ne vende te zhvilluara dhe flini ne nje shtepi me gur te vitit 1400 dhe hani mengjesin ne oborrin me portokalle dhe ullinj.

Keta banore nuk do iu a lejojne, ata jane te vendosur te rezistojne deri ne fund dhe mbi te gjitha, nuk pranojne pazaret e askujt qe do vije me para te pista ti binde te lene token e tyre. Sepse emri, historia, amaneti i te pareve, nuk kane cmim! Protestat do vazhdojne deri ne zgjidhje!”

Shkruan Neranxi duke publikuar edhe foton atashuar ketij lajmi Duket qartazi qe problematikat e Himares mund te jene me thelb lokal dhe se gjasat per zgjidhje nga Tirana nuk mungojne. Edhe kjo proteste e qytetareve te Himares synon zgjidhjen e problemeve dhe respektimin e te drejtave te tyre.

Sipas burimesh shpresa e organizatoreve eshte e madhe qe zgjidhja e problematikave lokale do te vije nga Tirana. Dite me perpara jane raportuar perplase fizike ne Keshillin Bashkiak te qytetit Himare dhe disa personave te jo Himariote. Policia morri denoncime, por deri tani nuk kemi rezultatet e ketyre hetimeve.

Share: