Home KRYESORE Kryetari i LDE Galdini: Nulland dhe Hahn jane konsensusi. Rama – Prenga...

Kryetari i LDE Galdini: Nulland dhe Hahn jane konsensusi. Rama – Prenga jane prishesit e konsensusit.

Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Arian Galdini, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ka shperndare kete mengjes nje deklarate per shtyp ne te cilen thuhet: Sot Reforma ne Drejtesi, ose do te votohet, ose do te votohet. Lulzim Basha, Victori Nulland, Johanes Hahn dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel kane rene dakort qe Reforma ne Drejtesi sot te votohet me konsensus. Edi Rama nuk e do konsensusin.

Edi Rama do qe Reforma ne Drejtesi te votohet me votat e deputeteve qe jane subjekte te ligjit te dekriminalizimit. Ne si LDE, e falenderojme Ambasadorin e SHBA Donald Lu qe me deklaratat e tij te javes se fundit, po na ndihmon te gjitheve qe te kuptojme se cili eshte Edi Rama dhe cpermbajtje ka Qeverisja e Edi Rames, pa mbulojen e Reformes ne Drejtesi. Gishti qe Donald Lu drejton per fajesim ndaj Lulzim Bashes eshte bere si gozhda ku ka ngecur velloja e nuserise elektorale te Edi Rames. Sa me shume Edi Rama leviz drejt prishjes se konsensusit, aq me shume kjo vello i zhvishet e ai mbetet si mbreti lakuriq. Roli i Ambasadorit Donald Lu ne kete zhveshje eshte i jashtezakonshem. Ndaj shfrytezojme parreshtur rastin qe ti shprehim atij mirenjohjen tone dhe ta falenderojme. Le ta ngreje me shume gishtin e fajesise mbi Lulzim Bashen, sepse sa me e madhe gozhda aq me i zhveshur Edi Rama. Dita e sotme ka nje rendesi historike per Shqiperine.

Reforma ne Drejtesi ose do te votohet nga Rama – Prenga dhe gjithe aleanca e deputeteve subjekte te dekriminalizimit, ose do te votohet nga konsensusi me Opoziten, Nulandin dhe Hahnin. Ambasada Amerikane ne Tirane, dhe vecanerisht Ambasadori Donald Lu, po luajne nje rol te cmuar ngase po ndihmojne tashme cdo shqiptar dhe te gjithe Partneret Strategjike Nderkombetare te Shqiperise qe te kuptojne se Edi Rama e do Reformen ne Drejtesi me Armando Prengen dhe me aleancen e deputeteve subjekte te dekriminalizimit. Edi Rama ose do Reformen me 94 vota, pa konsensus, pra me votat e Armando Prenges dhe aleances se deputeteve subjekte te dekriminalizimit, ose do 71 vota Kryeministrore per te Qeverisur me Armando Prengen dhe me aleancen e deputeteve subjekte te dekriminalizimit.

Lulzim Basha, Victoria Nulland, Johanes Hahn dhe Kancelarja Angela Merkel duan nje Reforme historike ne Drejtesi, me konsensus. Konsensusi zhvlefteson, ben te panevojshme votat e aleances se deputeteve subjekte te dekriminalizimit. Edi Rama e do Rerormen ne Drejtesi pa konsensus, qe ta perdore ate si alibi per te zhbere ligjin e dekiminalizimit dhe per te perdorur Reformen ne Drejtesi si Amnisti per deputetet dhe aleancen e deputeteve subjekte te dekriminalizimit.

Edi Rama kerkon te Qeverise me 71 vota, ku votat e deputeteve subjekte te dekriminalizimit jane tejet te domosdoshme. Duke prishur konsensusin me Opoziten, Edi Rama shkon ne Seance me Rerormen ne Drejtesi si draft Amnistie per deputetet subjekte te dekrimknalizimit. Dhe Donald Lu po luan nje rol te cmuar qe ta nxjerre ne pah kete qellimesi te Edi Rames. Nese Reformen e voton Edi Rama me deputetet subjekte te dekriminalizimit, keta nen driten e deklaratave te Donald Lu jane ‘proamerikanet’. Ne si LDE jemi besimplote se Ambasadori Lu, po e kryen te plote rolin e tij te vlefshem qe te gjithe ne shqiptaret ta kuptojme se cilet jane ‘proamerikanet’ me te cilet Edi Rama kerkon te votoje Reformen si Amnisti per deputetet subjekte te dekriminalizimit dhe te krijoje Qeveri me po kete aleance deputetetsh subjekte te dekriminalizimit.

Nderkohe qe Lulzim Basha, Victoria Nulland dhe Johanes Hahn, e vleresojne konsensusin si jetik dhe domosdoshmeri historike ne Shqiperi qe edhe Ligji i Dekriminalizimit te zbatohet teresisht dhe fortesisht, qe edhe Reforma ne Drejtesi te beje nje transformim thelbesor te Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi qe te ndeshkohen te koruptuarit dhe te oandeshkueshmit, qe peshku te pastrohet nga koka, qe shqiptaret te marin Drejtesi dhe Partneret tane Strategjike te marin Siguri.

Share: