Nga Denis Dyrnjaja
Largimi i zotit Mitat Tola si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore nuk është zgjidhja dhe shkaku i aksidenteve të shumta rrugore edhe me pasoja në jetë njerëzish.
Të ecësh në rrugët e Shqipërisë mund të bëhesh vetë viktimë ose të jesh shkaktar i një viktime dhe kjo për fatin se askush nga ne që konsumojmë trafikun rrugor si të motorrizuar si këmbësor nuk i njohim ose nuk i zbatojmë rregullat e kodit rrugor.
Kjo situatë nuk zgjidhet me shkarkime dhe emërime drejtësish apo me masa penalizuese por zgjidhet me edukimin e publikut dhe përhapjen e kulturës së të ecurit në rrugë.
Respekt për punën si profesionist të z.Mitat Tola, një ndër profesionistët më të mirë të policisë shqiptare.