Home KRYESORE Leter per mikun skeptik!

Leter per mikun skeptik!

Nga Arian Galdini

I dashur mik,

Para 9 muajsh, une isha Arian Galdini. Vetem kaq. Mbaja pergjegjesi vetem per veten time, e perfaqesoja vetem veten time. Gjithcka qe thoja apo beja ishin barra, kusuri, humbja apo e mira ime, vetem e imja. Madje jo vetem e imja, sepse pesimet e telashet qe binin mbi mua perfshinin edhe familjen time, tim bir Davidin dhe time shoqe.

Cfare beja une asokohe?

Gjithcka, gjithcka qe eshte e lejueshme nga ligji, Kushtetuta, morali, parimet dhe vlerat e nje qytetari qe ka qellim-mbaresi e dliresi per ti sherbyer vendit te tij, shoqerise se tij, kombit te tij, familjes se tij dhe aspiratave te tij.

Isha vetem. Sepse normal, te gjithe ia nisim nga vetja e vetem. Kurre nuk hyra ne asnje marifet a loje politike apo post zyrtar e institucional. Kurre nuk perfitova asgje, asgje ne asnje cast, per asnje arsye, nga askush, per shkak te aktivizmave te mia politike, publike, e civile.

I vetem hyra ne PD kur isha vetem 16 vjecar. I vetem dola nga PD ne vitin 2009. Ne pushtet ishte PD prej vitit 1992 deri ne vititn 1997. Ne pushtet ishte perseri me vone prej vitit 2005 – 2013.
Une u bera ze i spikatur per PD e ne PD vetem ne vitet e veshtira te Opozites qendrestare 1997 – 2005. Sepse e verteta eshte ajo qe kam perseritur e riperseritur papushim. Une kurre nuk u bera pjese e asnje klani, e asnje grupi. Kurre nuk thoja e as beja sipas urdherit te ndokujt. Kam qene anetar i thjeshte ne PD dhe as Kryetar Seksioni nuk zgjidhesha dot sepse isha i padeshiruar. Kaq e thjeshte eshte.

Sidoqofte edhe pse qenesia ime si anetar i thjeshte i PD, prej shume nga ata qe e drejtonin PD konsiderohej nje hic, asgje, mosekzistence, une isha anetar i PD, donin apo nuk donin ata. Ata e masnin kontributin me fushata e sherbesa ndaj Udheheqjes. Une e masja me botekuptim, vetedeklarim, perpjekje per te ndryshuar gjerat me ide, rezistence per te mos u bere pis. Ishin dy rruge paralele te papuqshme brenda te njejtes Parti. Une isha PD. Ata nuk me shihnin fare. E megjithate, une zyrtarisht u largova nga PD, ne vitin 2009, fill pas shpalljes se Koalicionit Qeverises PD – LSI. Aty kuptova, se perfundimisht cdo shprese e bindje e imja, se mos ndoshta gjerat do te ndryshonin, e duhej te ndryshonin nga brenda, ishte e mundeshme, sa eshte i vertete nje leopard qe ben patinazh me doreza boksi te vendosura ne putra. Dhashe doreheqjen nga anetaresia ime ne PD.

Pra u bera qytetar i lire. E nje qytetar i lire ka te drejte ta mare cdo vendim qe e gjykon te mbare, legjitim, per te mberritur synimet dhe aspiratat qe ka ne menyre te ndershme dhe me merite, vetem me merite. Ketu nisi paradoksi. Ata qe kur une isha anetar i PD, nuk me konsideronin, u dukesha si nje bosh, rryme ajeri, pikerisht ata, u kujtuan se une po tradhetoja Partine. Kesisoj, ndonese une e kisha deklaruar se nuk isha me anetar i PD, ata e gjykonin cdo veprim timin si paqendrueshmeri, bishtperdredhje, e ku e di une cfare tjeter, deri edhe tek etiektimet me te ndyra.

Ky vend eshte perle e vertete. Sa je anetar Partie, nese nuk je ne rresht dhe nese nuk ben cte urdherojne nga lart, e nese nuk behesh pjese e klaneve, e nese nuk behesh pjese e pisllikut per te plackitur e bashkendare, nese nuk brohoret Rrofte Udheheqja, ti nuk ekziston, je i vdekur i pakallur, je fantazme. Diten qe nuk je me anetar partie dhe ushtron te gjithe lirine tende qytetare per tia dale mbane ne jete, me zotesi, talente, ndershmeri, merite, e pasterti, ata qe te shihnin si asgje, te shohin si anetar partie bishtperdredhur, si te poshter, delirant, legen, maskara, spiun, e ku di une cfare felliqesie tjeter thone e mendojne.

Ti u thua: Nuk jam me anetar i PD. Jam qytetar i lire. Une nuk plackis, nuk vjedh, nuk jam i koruptuar, nuk merem me pune te keqija. Ndjej se kam disa aftesi e kapacitete dhe perpiqem te gjeje instrumentat dhe enet e duhura per ti akomoduar keto aftesi e kapacitete, me integritet dhe vetem me integritet.

Ata te thone: Jo, ti hidhesh sa andej kendej.

Ti i pyet: Po pse, cfare duhet te beje njeriu ne kete vend? Te vdese ose tju sherbeje juve? Keto jane rruget? Une as dua te vdes vete, as dua te vdes poezite e mia, e as dua tju sherbej juve. Dua te perpiqem te gjeje rruget, shtigjet, instrumentat, mekanizmat per tu shpalosur. Kaq.

Dhe ata vazhdojne po me te njeten logjike qe atyre u duket legjitime: Nuk mund te shkosh sa andej kendej. Njeriu ka nje bosht, i rri besnik Partise. Ose hiqet menjane.

Ti u thua: Po nese une nuk dua tu jem besnik atyre qe nuk kan as din e as imam, qe nuk kane as ideale e as vlera, as parime, e as nder, si i behet? E nese une nuk dua fare te hiqem menjane, sepse ndjej thirrjen brenda meje se kam mundesi e force te perpiqem per nje Shqiperi me te mire, si i behet? Une ndoshta nuk jam me i mir, ndoshta nuk jam me i zoti, nuk e pretendoj kete. As e them kete. Ama, une them se kam kurajo te ballafaqohem, konkuroj, me kedo. Le te ma jape konkurimi, gara e vlerave dhe talanteve, vendin qe meritoj.

Kush ju ka thene juve se une dua dhurate nga ju a nga ndokush?
Nuk dua e nuk pranoj dhurata.

Dua te konkuroj. Nese gara e ndershme, e drejte, mua me rendit ne fund te listes, ate do pranoj.

Po une nuk mund te pranoj si verdikt, as konsideratat, e as ujdite e klaneve, grupeve, e batakcinjve te vendit tim per te me treguar mua vendin.

Ata vjedhin e plackisin, e qenkan burra te mire.
Une qe gjithcka qe bej e bej me pasion, pa pagese, pa perfitim, madje me rrezik te madh mbi vete sepse zgjoj demone armiqsh qe me versulen mua, une duhet te pranoj vendin qe me caktojne ata dhe shpifjet, sharjet e fyerjet e militanteve apo te porositurve te tyre.

O njerez, une nuk paguhem nga taksapaguesit shqiptare. Nuk jam paguar kurre. Nuk kam pasur kurre asnje funksion publik apo politik. Kurre nuk kam perfituar nga askush e nga asgje. Kam qene vetem 2 muaj Drejtor Kabineti ne MTKRS ne vitin 2007 dhe kam ikur vete me doreheqje sepse nuk doja te behesha pjese e ndyresise qe pashe e mesova aty. Koha me dha te drejte.

Me tej, asgje nuk e kam as nga Partia, e as nga Politika. Asgje.
Perkunderazi, PD me ka sulmuar, baltosur, lincuar, shperfillur e konsideruar nje hic. Gjithmone.

PS me ka konsideruar ngahera nje armik politik e nuk kane lene gje pa me share e thene.

LSI gjithashtu.

Nese une jam nje njeri me nje ze modest publik, kete e kam arritur vetem vete. Me shume mund e sakrifrica. Asnje parti, asnje politikan, kurre nuk me ka mbeshtetur per asgje.
Madje ka ndodhur e kunderta. Kam deshmi te dhjetra gazetareve qe me kane treguar per direktiva partie e urdhera e porosi politikanesh qe te bllokohej cdo hapesire mediatike per Arian Galdinin.
E megjithate ia kam dale.
Jam nje njeri qe kam zerin tim publik.
Ia kam dale vetem vete.
Po si ia kam dale?

Ia kam dale sepse kam luftuar pa kompromis me plackitesit e vendit tim.
Edhe kur isha brenda PD, thoja te verteten aty brenda, ku te mundesha e sa te mundesha. Une isha i vetmi a nder shume te paktet anetare Partie qe mbaja publikisht qendrimet e mia personale. Kam shkruar ne gazeta e folur ne TV, pa ngurrim, pa medyshje, per cdo padrejtesi qe ka ndodhur. Jane me qindra artikujt e mij dhe deklarimet e mia publike neper TV. Kam folur haptazi kur ne pushtet ka qene PD, kam folur haptazi kur ne pushtet ka qene PS. Nuk e kam kursyer gjuhen.

Tani une nuk kam faj, nese ti i dashur mik skeptik, nuk me ke ndjekur.
Une nuk jam komandant i mediave. Une flas e shkruaj aty ku me lejojne e mundesojne. A te ka rene rasti ty te me ndjekesh? Ndoshta jo, ndoshta po.
E megjithate, une te siguroj qe nese kerkon, i gjen te gjitha keto qe une po te them sot.

Une nuk kam faj as per kujtesen tende afatshkurter.
Me vjen keq, por une nuk lind diten qe te rastis ty te me njohesh.
Jam 41 vjecar e se paku qe prej vitit 1991, une kam vepruar si aktivist politik e civil e kesisoj edhe publik.
Une nuk e asgjesoj veten. Jam ky qe jam.
Gjithcka qe kam bere e kam bere publikisht. Nese ty te rastis te me njohesh diten qe me sheh ne ndonje cep gazete, status facebooku, apo studio TV, kjo nuk do te thote, se une ate dite linda.
Une nuk jam as komandant e as zot, e as sherbetor i sistemit.
Nuk kam altoparlant per gjerat qe bej. Une flas e komunikoj publikisht aq sa me lejojne e mundesojne.
Kaq kam ne dore une.
A do te doja te isha me i njohur dhe me me shume mundesi komunikimi publik?
Sigurisht qe po. Sepse keshtu edhe ne te dy do shkoqisnim nje nga nje, pa nevojen e ketyre teksteve te sterzgjatura gjithcka, gjithcka.

Une isha anetar PD, o miku im Skeptik, dhe flisja te verteten.
Ti me thoje: Aha, je me PD, je PDist… Nuk behem me ty.
Une te therrisja: Eja ketu, behemi bashke, e ti ndryshojme gjerat nga brenda. Sepse po ikem gjithe te miret, vetem te keqinj do ngelen.
Ti me pergjigjeshe: Jo jo, nuk dua te ngaterrohem me PD.

Atehere une ia nisa aktivizmit civil.
Te thoja: Eja atehere. Eja ne Protesta civile. Dalim bashke si qytetare te lire kunder cdo padrejtesie e batakciu.

Ti me thoje: Po ju te shoqerise civile, nje grusht jeni. Jeni pak shume pak. Nje furgon njerez jeni.

Une te thoja: Po ne jemi pak se nuk vjen ti more xhan. Eja dhe ti. Nese ne jemi 50 protestues civile, eja edhe ti e behu i pesedhjetenjeti.

Ti ma ktheje: Jo jo, nuk ia vlen. Jeni pak ju. Nuk beni dot gje.

E une i revoltuar te pergjigjesha: Po nese nuk vjen ti te behesh nje me shume, e nese nuk e ndjen veten cdo qytetar si nje me shume ne keto protesta civile, atehere si do shtohemi ne? Si Ne nuk bejme dashuri e mbaresmi me njeri-tjetrin qe te shtohemi. As depozita sperme e klinika klonimi per te shtuar numrat nuk kemi. Si do shtohemi ne nese ti nuk vjen?

Por ti nuk erdhe kurre.
E ne civilet mbetem ngahera nje grusht me 50 veta.

Atehere une ia nisa te shkruaja na gazeta e te flisja ne TV.

Ti me thoje: Bukur, bukur, flet, por je vetem.

Une te pergjigjesha: Po he me thuaj ti, cte bej une? Une po te therras si anetar Partie, ti me thua jo. Une te therras si protestues civil. Ti perseri me thua jo. Une te flas me shkrime e dalje televizive, ti prape me thua jo.
Cfae duhet te bej une?
Sepse une nuk dua te hesht.
Diten qe do te vendos te hesht, ate dite, ose do kem vdekur, ose do kem ikur nga ky vend.
Une nuk dua te hesht sepse jam baba. A e kupton o skeptik xhani?
Nuk dua tia le tim biri, kete vend dhe te ardhmen e tij ne duart e plackitesve dhe batakcinjve.

Une nuk po flas e veproj publikisht thjesht dhe vetem per te kapur vete.
Madje, madje, une nese dua te kap veten, e kam me te lehte po te hesht.

Nese hesht, une amnistohem nga Udheheqesit dhe pastaj grupohem dhe behem pjese e corbes.

Fakti qe une flas e veproj, nuk behet as qe te bie ne sy qe dikush te me adoptoje.

O skeptik miri, nuk kam kujt ti bie ne sy. Sepse une nuk po kerkoj dhurate e as meshire civike nga askush.

Une dua te te ngacmoj ndergjegjen ty.
Po ta riperseris, une nuk kerkoj, madje refuzoj cdo dhurate e oferte.

Dua tia dale mbane qe te arrij aty ku e cka meritoj. Veten ne nerite.

Pse duhet ti bie ne sy ndokujt une? Pse? Mos valle nuk i njoh personalisht te gjithe?

I njoh.

Une nuk duhet tu bie ne sy Udheheqesve. Atyre duhet vetem tu siguroj bindshmerine time. Dhe bindshmeria nuk kerkon renie ne sy. Kerkon heshtje dhe uje ne goje.

A e kupton dot kete o skeptik miku?

E ne fund, une te provova diten qe kerkova ndihme per shkak te nje beteje me zanafille nje hallin tim familjar, e qe une kuptova se ishte edhe halli yt dhe i te gjitheve.

Vitin e kaluar kur une nisa betejen kunder mizorise se Shendetesise shqiptare dhe kunder ilaceve te skaduara, ti me degjove. Te gjithe me degjuat. Per jave te tera ajo ceshtje preku cdo shtepi e zemer shqiptari.

Te gjithe e kuptuam se ai ishte i njejti hall qe kemi te gjithe.

E une te thashe: Une hallin tim e zgjidh. Kam miq Ministra, njerez me Pushtet. Mund ta zgjidh nese hesht. Por nuk do te hesht sepse e di qe edhe ti ke te njejtin hall. Do ta bej publik hallin tim qe te behet publik edhe halli yt e te gjithe te behemi bashke per ta zgjidhur njehere e mire hallin tone te perbashket.
Me le vetem o mik i dashur.

Nuk te pashe askund. Nuk me dergove nje sms inkurajuese. Nuk me erdhe ne Forumet Publike ku te thirra, as ne Protesta.
Me the: E di cke, ti ke hallin tend, une timin.

Une te thashe: Ore une hallin tim e zgjidh po heshta. Une nuk kam hall. Por dua te behem zeri i te pazeshmeve.
Ti me the perseri jo. E me le vetem.

Vdiq vjehrri im. Vdiq mamaja e Kastro Zisos. Vdiq edhe mamaja e Feliks Bilanit. E kushedi sa te tjere po vazhdojne te perjetojne kalvarin e shendetesise shqiptare.
Halli yne, qe nuk u be kurre edhe beteja jone e perbashket, mbeti perseri halli yne.

Prandaj para 9 muajsh une te thirra te behemi bashke ne nje Parti te re.
Meqe, ne PD nuk doje. Meqe civilet jane pak e sbejne dot gje. Meqe gazetat e Tv jane ok per tu shprehur, por nuk zgjidhin dot gje, une te thashe: Eja krijojme nje Parti te re. Behemi bashke dhe perballemi e konkurojme me sistemin e te ligjve e batakcinjve.

Ti me the: Po te vezhgoj.
Une te thoja: Kam 25 vjet qe jam nen vezhgimin tend. Te kam thirrur ne PD, nuk me erdhe. Te kam thirrur ne protestat civile, nuk me erdhe. Te kam shkruar ne gazeta e folur ne Tv, nuk ma degjove. Tani mos me ler vetem edhe kesaj rradhe. Nuk kam nevoje per vezhgues. Kam nevoje per bashkeluftetare. Eja.

Ti perseri ma plase turinjve: Ja te shohim cdo besh edhe ti..

Une tu pergjigja: Po une nuk jam supermani. Nuk kam as shkopin magjik. Nuk jam as Magjistari i Ozit. Nuk jam as Profet. Nuk bej dot mrekulli. Jam nje qytetar i thjeshte si ty. Po nuk erdhe ti, une mbetem vetem. Dhe i vetem sigurisht qe nuk kam cbej.

Ti perseri: Me jepje direktiva facebooku, se cfae duhej te beja ose cnuk dhej te beja une.

Une te thoja: Mos me jep as keshilla e as direktiva facebooku. Eja ne krahun tim e behu bashke me mua autor i kesaj aspirate dhe alternative te re. Gjithcka qe po lind e po rritet, po ndodh tani. Nuk ka plane, nuk ka axhende, nuk ka porosi, nuk ka financime.

Ti me thoje: Tju shohim njehere ku do dilni, pastaj flasim.

Une te thoja: Nuk do dalim dot askund nese do te jemi pak. Eja te behemi shume.

Ti me pyesje: Ke nga ata ishët e Partive te tjera?

Une te thoja: Jo.

Ti rrudhje buzet e me pyesje: Po nuk ke ndonje nga keta emrat e medhenj ne Parti? Ndonje nga keta te famshmit.

Une te thoja: Jo. Sepse ne nuk duam te bejme nje Parti te re, me ishër te vjeter.

Ti me pyesje: Po kush ju financon? Kush ju mbeshtet?

Une ta jepja pergjigjen po njelloj: Askush. Nuk kemi as financime. As porosi. As mbeshtetje nga askush. Duam te lindim, rritemi e tia dalim mbane vete, me ide dhe aftesi.

Ti me pyesje: Po me ke do beni Koalicion?

Une te thoja: Nese do behemi shume. Nuk dua qe te bej Koalicion me askend. Por duhet te behemi shume.

E me keto pyetje e pergjigje qe kurre nuk ndryshuan, kaluan muajt.
Muajt kalonin dhe komuniteti yne i LDE rritej e rritej ngadale, shume ngadale, por rritej.

Fillova te ndjeja se nuk jam me vetem.

Dhe qe nga 18 tetori 2015, une nuk jam me Arian Galdini dhe vetem aq. Jo. Une jam Kryetari i LDE dhe perfaqesuesi i nje Komuniteti Politik me njerez qe jane si une, bashke me mua.

Ne e rritem dhe e zhvilluam LDE dite pas dite se bashku. Disa nder ne qendruan. Por pati edhe nga ata qe bashkeudhetimin me ne e paten te shkurter dhe iken. Krejt normale eshte. Ne jemi Parti e re dhe jemi ende ne rritje e formesim.

Atehere, si te mos jem une pergjegjes dhe llogaridhenes para e per kete Komunitet Politik qe perfaqesoj e drejtoj?

Ky Komunitet Politik, kjo beselidhje e te mireve dhe te merituarve, besojne sinqerisht dhe pastertisht se jane i vetmi komunitet moral politik ne Shqiperi.

Kjo Parti e re, e keta njerez qe e kane mbajtur, rritur e zhvilluar, kane sakrifikuar nga jetet e profesionet e tyre per ta sjelle deri ketu LDE.
Keta njerez nuk duan qe numri i vogel i ketij Komuniteti te determinoje edhe shurajen e tyre ne nje kohe te caktuar.
Numri i vogel, nuk mund te garantonte vijueshmeri afatgjate. LDE do te vdiste edhe pse eshte nje krijese e cilter dhe e virtytshme ne politiken shqiptare.

LDE dhe ky Komunitet, kishte e ka te forte ndergjegjesimin se ne kemi permbajtje, ide, fuqi intelektuale, kapacitete njerezore, per te ndikuar qe beteja per nje Shqiperi me te mire, ta kete nje shans.
Ne e duam mundesine qe ta kemi nje shans per te ndikuar ne realitetin politik shqiptar me idete, aspiratat, kapacitetet, vizionin dhe permbajtjen tone.

Sic thote Migjeni: Une djepi i poezive te mia, apo ndoshta varri i tyre.

Kjo ishte dilema e LDE dhe e ketij Komuniteti.
Do te beheshim Djepi i Poezive tona apo varri i tyre.
Numri i vogel i Komunitetit tone LDE, nuk na garantonte qe ne do te mbijetonim dot edhe per nje kohe te gjate.

Te thirrem ty o skeptik. Te kerkuam ndihme qe te na bashkohesh. Por nuk na u bashkove. Na the jo.
E ne u ulem se bashku si nje Familje.

Jetojme ne Pallate ku kemi fqinje e jemi te kujdesshem e pergjegjshem per e ndaj gjithekujt, por vendimet tona Familjare i marim brenda shtepive tona me Familjet tona, per Familjet tona.

Kete beme. U mblodhem disa here ne si Familje e LDE. Pa te cenuar ty.

Pa te munguar ne respekt ty. Pa te lenduar ty o skeptik. Pa shkelur asnje ligj e pa thyer asnje rregull a parim.

U mblodhem dhe vendosem qe mes alternatives se nje LDE-je te vdekur, nje LDE-je te shitur, apo nje LDE-je politike qe ben Koalicion me Integritet, ne zgjodhem kete te treten.
E gjykuam se nje Koalicion me Integritet do ti jepte LDE-se mundesine per te qene aty meren vendimet e ku mund te ndikohen pozitivisht vendimmarrjet.
Ia arritem qe te benim nje marreveshje te ndershme, te paster, korrekte, te cilter me PD.

Ia dolem qe te kemi nje Koalicion Politik me Integritet me PD.
Nuk na kerkuan te tjetersohemi, e as nuk na detyruan per kompromise te pista. Jo dhe jo. Koalicion i ndershem dhe me integritet te plote.

Jemi bashke, por ne jemi LDE ata jane PD.

Sapo beme kete Koalicion me PD, na u shfaqe prape ti o skeptik miku.

Ia nise me sharje e fyerje.
Na quajte tradhetare.
Na the: U bashkuat me hajnat, edhe ju hajna jeni. U bashkuat me te ligjte. Edhe ju te ligj jeni.
Ne te LDE u habitem nga revolta jote kunder nesh o Skeptik.

C’pate? – te thame – C’pate?
A te kemi ndonje borxh, or skeptik miku? Jo.
A te kemi ndonje detyrim, or skeptik miku? Jo.
A jemi ne Parti Politike qe e mban ti me taksat e tua? Jo.
A di ndonjerin nga ne te LDE, ti qe eshte hajn, i lige, maskara?
Nese e di, na e thuaj.

Nese ne si LDE, as te kemi vjedhur, as te kemi plackitur, as jemi paguar ndonjehere nga taksat e tua, as kemi bere ndonjehere ndonje ligesi, atehere pse kaq revolte kunder nesh?

Ti na ben neve bashkafajtore, me te tjere, thjesht dhe vetem pse jemi ne Koalicion? Po pse keshtu? Ku e ke pare ti kete te ndodhe?
Faji ka emer dhe mbiemer.

Kush eshte fajtor per plackitje e baterdi, ka emrin e vete. Cdo berr varet nga kembet e veta.

Nuk mund te fusesh gjithkend ne te njejtin thes o skeptik xhani.
As ta lejojme, e as e pranojme.
Sepse a e di ku eshte paradoksi?
Paradoksi eshte ky:
Ti je nje nga 1 milion votuesit e PS – LSI – etj.
Ti je nje nga 700 mije votuesit e PD – PR – etj.

Nuk jam une.
Ti qe i voton keta qe i quan hajna, qene shenjtori.
Ndersa une qe kam 25 vjet qe luftoj kunder tyre qenkam i ligu?

Ti qe i brohoret, rreh shuplakat per keta hajna, sic i quan ti, qenke shenjtori.
Ndersa une qe ua kam thene te verteten e vazhdoj tua them edhe si bashkeudhetar me ta ne te njejtin Koalicion, qenkam i ligu?

Jo or mik jo.
Nuk te ben Koalicioni as hajn e as te lige.

Jane fjalet dhe veprat qe kryen ato qe te bejne te mire a te lige.

Ne si LDE me fjale e vepra, me permbajtje e perkushtim duam te bejme nje beteje finale per nje Shqiperi me te mire.

Ne do ta bejme kete beteje finale me ndershmeri, pasterti, integritet e qellim-mbaresi.

Ne jemi ne beteje per nje Shqiperi me te mire.

Ti ku je?

Me thuaj se kë ke votuar per here te fundit, te te them se ne cilen beteje je.

Une si Arian Galdini, edhe kur kam qene anetar i PD,. edhe kur s’kam qene me anetar i PD, kam qe prej vitit 1997 qe ose ndonjehere fatkeqesisht nuk kam votuar fare, ose kur kam votuar nuk ua kam dhene voten kurre ketyre. Gjithmone kam shkruar ne fleten e votimit: Votoj Dinjitetin Tim.

As tani nuk do te votoj me keta.
A e di pse?
Sepse une e kam tani nje alternative per ta votuar. Une do te votoj LDE.

Ti qe je skeptik e me shan mua, ke do te votosh?

Nese nuk voton fare, e ke te sigurte qe u ben nder hajnave. Nese voton keta, mos me shaj me mua. Por shihu ne pasqyren e votes tende.

Me shume dashuri dhe respekt,

Arian Galdini

Kryetar i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike
© 2016 Microsoft Terms Privacy & cookies Developers English (United States)

Share: