Home KRYESORE LIRIA ESHTE E SHENJTE VETEM KUR TE MUNDESON TE JESH NJERI!

LIRIA ESHTE E SHENJTE VETEM KUR TE MUNDESON TE JESH NJERI!

Nga Arben Abazaj

Liria nuk eshte nje e dhene e gatshme e prere e standartizuar qe duhet mbrojtur. Jo!

Liria eshte “dicka” qe duhet te “prodhoje”, nese nuk arrin te prodhoje atehere eshte e destinuar te denatyrohet, pra te humbas vlerat e saj.

Qe nje liri te prodhoje ne nje shoqeri duhet patjeter te funksionojne mekanizmat qe e mundesojne kete prodhim lirie.

E para dhe me kryesorja eshte qe individi te kete mundesi sa me te medha zgjedhjeje. Ketu na lind problemi i pare.

Aftesia per te zgjedhur, ose ai qe quhet aftesimi per jeten.

Qe ne gjeneze, (ne bark te nenes), Shqiptaret diskriminohen nga menyra si ushqehet vete nena, fakti me i fundit i ketij argumenti eshte perqindja nen norma e proteinave ne miell. (nen 12%). Si dhe cilesia e shumices se ushqimeve te tjera, qofte bimore apo shtazore.

Ketu po hamendesojme se harmonia ne familje eshte ne kushte normale,pra s’ka tjeter ane negative.

Vazhdojme me lindjen e foshnjes. Pasi ka ardhur ne jete bashke me gezimin femija bie edhe 10 here me shume detyrime. Ketu theksojme faktin qe shumica e familjeve ne Shqiperi pjesen dermuese te te ardhurave e shpenzojne thjesht dhe vetem per ushqim. E gjendur perpara “ortekut” te shtrengesave ekonomike harmonia fillon te zhbehet duke shtuar keshtu edhe me shume mjerimin, deri ne divorc.Edhe ketu kujtojme se numri i divorceve rritet me ritme shume te medha, perseri po perjashtojme rastet ekstreme te dhunes e ngjarjeve qe demtojne ne menyre flagrante shendetin mendor te femijes.

Vijme te shkolla. Dihet niveli i tyre, pra sa te afta jane ato te japin dije e te prodhojne jo vetem specialiste, por edhe njerez. As njeren, as tjetren. Problemi behet edhe me i mprehte me femijet qe per njemije e nje arsye kane braktisur shkollen, por asnjeher per faj te tyre.

Te ardhur deri ne kete moshe, me nje formim “sakat”, ketyre njerezve u thuhet ta gezoni lirine, madje u behet lavazh truri per t’a mbrojtur ate. Asnjeri asnjeher nuk pyet: Kjo liria ime c’fare prodhon?

Nese nuk ke mundesi te prodhosh e te krijosh te vesh ne aktivitet aftesite e tua, atehere, njerez, nuk jeni te lire!

Mos u genjeni nga “bastardet” qe ne emer te lirise ju kane kthyer me keq se sklleverit e prehistorise.

Liria eshte e shenjte vetem kur te mundeson te jesh NJERI!

Share: