Home I pakategorizuar Minoriteti në Himarë dhe molla e fundit e sherrit për Athinën dhe...

Minoriteti në Himarë dhe molla e fundit e sherrit për Athinën dhe Tiranën

“Incidentet e papranueshme të dhunës” që ndodhën të enjten gjatë takimit të Këshillit Bashkiak të Himarës, u dënuan nga ministria e Jashtme greke, e cila i kërkoi Tiranës që të përmbushte detyrimet e saj ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e minoritetit në atë zonë”.

Salla e Këshillit Bashkiak u shndërrua në një “ring” boksi dhe ngjarjet nuk u dënuan vetëm nga Athina zyrtare, por edhe nga opozita e Demokracisë së Re, përmes shefes së marrëdhënieve me jashtë, ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis dhe organizatës që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, Omonias, e cila i denoncoi “ushtrimet e përsëritura të dhunës fizike dhe psikologjike të banorëve të Himarës” dhe theksoi se nxitësit e kësaj dhune janë qeveria e Ramës dhe kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro.

Në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke, shprehej shqetësimi i thellë për incidentet dhe i kërkohej qeverisë shqiptare “që të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe europiane, por edhe kërkesat e vendosura nga shteti modern ligjor, duke respektuar detyrimet e saj ndaj minoritetit etnik grek dhe gjithë pjesëtarëve të tij, përfshirë edhe të drejtën e pronës”.

Axhenda e mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak kishte dy çështje shumë delikate për të diskutuar, të cilat shqetësonin banorët e zonës: e para çështja e rindërtimit të qendrës së Himarës dhe çështja e menaxhimit të plazheve gjatë sezonit turistik. Banorë lokalë dhe biznesmenë që kanë marrë më qira ambientet historike të qendrës së qytetit, ishin të pranishëm në takim dhe shprehën mospajtimin e tyre, jo vetëm sepse këto plane preknin pronën e tyre, por sepse ato ndryshonin edhe karakterin e qendrës së Himarës, e cila qëllimin final, ka kapjen e pronës së tyre nga palë të treta.

Megjithatë, gjatë dëgjimit të fjalës së tyre, kur anëtarët e këshillit dukeshin të bindur nga argumentet e qytetarëve për refuzimin e propozimeve të kryetarit të Bashkisë, 5-6 persona të panjohur në zonë, sulmuan qytetarët dhe anëtarët e këshillit bashkiak, duke e shndërruar sallën në një “ring” boksi.

Por më shumë sesa luftë për të goditur minoritetin aty, këtë herë qeveria shqiptare ka qëllime të pastra biznesi në zonën më të lakmuar të bregdetit shqiptar, e cila kërkon t’ua rrëmbejë pronën banorëve për t’ua shitur ato biznesmenëve vendës dhe të huaj, të cilët kanë plane për ta transformuar zonën, por edhe ndërtuar fshatra turistike në vijën e rivierës shqiptare.

Në këtë kontekst, janë prishur shtëpi dhe dyqane në mënyrë arbitrare, ndërkohë që në fshatin e Dhërmiut janë hequr 123 tituj pronësie që u përkasin familjeve minoritare.

PBDNJ-ja reagoi dhe e quajti një “gjenocid prone” dhe makinacion të qeverisë Rama, duke kërkuar ndërhyrjen e Greqisë, BE-së dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

PS: Ne foto eshte himarioti Manol Zoto te cilin 360grade.al e ka intervistuar eskluzivisht pas ngjarjeve te dhunshme! Video eshte marrre nga 24 News/360grade.al

Share: