Home KRYESORE Neranxi ironizon: Shtet jo llafe!

Neranxi ironizon: Shtet jo llafe!

Bisnesmeni i sukseshem Nikollaq Neranxi pas publikimit te Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) për vitin 2016, i cili e rendit Shqipërinë si një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në botë, ironizon faktin qe nuk reagohet aspak ndaj ketij zhvillimi ndersa sipas tij nuk falen aspak gjerat e vogla apo penalizohen pa te drejte biznement e rregullt duke perkufizuar situaten aktuale te berjes se shtetit me batuten: Shtet jo llafe.

Ja statusi i plote i z. Neranxit:

“Me parate e droges dhe shtetin ne krah, kerkojne te na falimentojne bizneset!

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), për vitin 2016, e rendit Shqipërinë si një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në botë. Por ketu askush nuk sheh gje, sepse policia eshte shume e zene me depoziten e ujit dhe gjeneratorin e biznesmenit Altin Bamllari. Edhe pse te gjithe e dine qe uje dhe drita nuk ka 24 ore, perseri sillen si polici e nje vendi te zhvilluar, parimore, qe cuditet kur sheh gjeneratore dhe depozita.

Hidhi ne gjyq na thone, edhe OSSHE, edhe Ujesjellesin, sepse nuk respektuan kontraten. Nderkohe qe gjyqet vazhdojne me vite, edhe nese fitojme, perseri kemi humbur klientelen, emrin e mire dhe fitimet, nderkohe qe ne krahun tone eshte hapur biznesi i mikut te pushtetarit. Madje ka bere edhe infrastrukture te hatashme, sepse leket nuk i ka fituar me djerse e gjak si ne. Mund te jete kjo arsyeja pse jane egersuar kaq shume me ne. U lodh biri botes duke mbajtur canten me leke. Do lokal si te Altinit ai tani se e shiti kanabisin! Shtet jo llafe!”

Share: