Nusja tentoi të djegë vjehrrën dhe kunaten me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në një familje në fshatin Stajkë të Shkodrës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:20, ku shtetësja E.P ka spërkatuar me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz apo dëme materiale. Autorja është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.