Partia per Europianizim dhe Integrim deklaratë në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit në Turqi:
PEISH ndoqi me shqetësim, ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Turqi. Ne mbështesim institucionet shtetërore, vlerat e demokracisë. Ne besojmë se e vetmja rrugë për të qeverisur është vota nga populli.
Fatmirësisht, kjo tentativë u mbyll pa gjakderdhje, si edhe tregoi qëndresën e popullit turk, për të mbrojtur demokracinë. Të gjithë institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë, që tregon se bashkë ne do të dimë t’i ruajmë vlerat tona të përbashkëta.
Zoti i mëshiroftë të gjithë ata që ndruan jetë dhe i shëroftë ata janë të plagosur!