Home KRYESORE Qeverise se Kosoves: Jo demagogji, por rinegocim te demarkacionit

Qeverise se Kosoves: Jo demagogji, por rinegocim te demarkacionit

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Qysh prej firmosjes se draft-marreveshjes per percaktimin e demarkacionit kufitar Kosove-Mali i Zi, Qeveria e Kosoves ka shfaqur dukshem me teper frike sesa argumente ne prononcimet e saj publike. Nderkohe qe kundershtite jane rritur, insistimi i saj per shpikje argumentesh ka ardhur duke degraduar drejt nje demagogjie perhere e me te papranueshme. Le t’i shohin prenoncimet e saj…

Se pari, nga qeveria eshte paraqitur si “argument” domosdoshmeria e zbatimit te draft-marreveshjes per demarkacion si kusht per liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves. Ky nuk eshte argument. Komisioni i BE kerkon vizatimin e kufirit Kosove-Mali i Zi ne princip dhe aspak specifikisht ate dizajnim qe ka firmosur Qeveria Mustafa pa asnje konsultim e debat politik, akademik dhe publik. Ky argument bart dukshem friken e Qeverise Mustafa perballe Komisionit Evropian per deshtimin e liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves.

Se dyti, per njefare periudhe qarkulluan zera zyrtare te Qeverise Mustafa qe paraqiten si “argument” per hyrjen ne fuqi te draft-marreveshjes se demarkacionit pranimin e Malit te Zi ne NATO. Edhe ky “argument” eshte mjet presioni nga frika qe ndjene Qeveria Mustafa nga faktori NATO dhe nuk eshte aspak kerkese e kesaj te fundit perkundrejt Kosoves.

Se treti, kohet e fundit po degjojme prenoncimin e kryetarit te Qeverise, z. Mustafa te “argumentoje” se ndryshimi i draft-marreveshjes per demarkacionin “ben te domosdoshem ndryshimin e flamurit te Kosoves”. Pa pike dyshimi eshte nje mediokritet i larte dhe panik i madh i shpalosur publikisht nga Qeveria Mustafa. Ne flamurin e Kosoves, sikunder ne flamujt e shume shteteve te botes paraqiten harta siluete te karakterit simbolik dhe jo harta gjeografo-topografike te detalizuara. Me kete shpikje Qeveria Mustafa shpreh qarte edhe friken nga faktoret nderkombetare qe kane njohur Kosoven me gjithe simbolet e saj.

Pra ne tre te ashtuquajtur “argumente” te perdorura deri tani, Qeveria Mustafa e kerkon arsyetimin tek “kushte” nga jashte, te BE per liberalizimin e vizave, tek NATO per antaresimin e Malit te Zi dhe tek faktori nderkombetar pergjithesisht per flamurin e Kosoves. Asnje nga keto argumente nuk qendrojne. Absolutisht jo. Te tre jane demagogji politike per t’i bere presion faktorit te brendshem me te ashtuquajtura “kerkesa nderkombetare”.

Pra, Qeveria dhe Kryeministri Mustafa ne vend qe te bejne perpjekje per te rinegociuar draft-marreveshjen e demarkacionit Kosove-Mali i Zi perpiqen te shpikin “argumente”, teresisht te paqena. As BE, as NATO dhe as faktoret te tjere nderkombetar nuk kane nderhyre dhe nuk mund te nderhyjne ne qeshtje qe Kosova e Mali i Zi duhet t’i zgjidhin bilaterisht. Kjo eshte e sanksionuar qartesisht ne Karten e OKB, ne Kapitullin mbi Te Drejtat dhe Detyrat e Shteteve per definimin e kufijve shteterore.

Qeveria Mustafa duhet seriozisht te marre ne konsiderate qytetaret, komunitetin lokal te zones kufitare, ekspertet gjeograf, topografe, akademike te se drejtes nderkombetare, te cilet aktivisht dhe racionalisht po provojne se vija e kufirit e draft-marreveshjes se Qeverise Mustafa eshte e pasakte dhe dukshem leshim territorial ndaj Malit te Zi.

Personalisht kam ndjekur shkrimet dhe librat e botuara per demarkacionin Kosove-Mali i Zi gjate gjithe ketij debati. Shume gjeografe e topografe te njohur te Kosoves si dhe eksperti i shquar i te drejtes nderkombetare publike, profesori e diplomati Zejnulla Gruda me kane krijuar bindjen e palekundur se Qeveria Mustafa ka bere gabime ne vizatimin e kufirit Kosove-Mali i Zi. Ndersa tani po e shderron gabimin e saj ne faj me pasoja te renda per interesat kombetare.

Qeveria Mustafa duhet te mbledhe me kujdes e pergjegjesi cdo mendim e propozim te dale nga debati politik, akademik dhe publik dhe te pergatitet per rinegocimin e draft-marreveshjes se demarkacionit Kosove-Mali i Zi. Ndryshe Qeveria Mustafa do deshtoje per ratifikimin e draft-marreveshjes ne Kuvendin e Kosoves. Me pas Qeveria Mustafa do marre vulen e tradhetise me te larte kombetare-ate te shitjes se territorit te pergjakur te Kosoves per interesa te ngushta dhe te erreta.

Eshte koha qe Qeveria Mustafa te ndale demagogjine e metejshme manipulative per opinionin publik dhe te filloje rinegocimin e marreveshjes per demarkacionin kufitar Kosove-Mali i Zi, bazuar tanime ne argumentet shkencore te dala nga debati politik, akademik dhe publik.

Share: