Home KRYESORE Kryeministrja e Britanisë: Gati të përdorim armët bërthamore kundër Rusisë

Kryeministrja e Britanisë: Gati të përdorim armët bërthamore kundër Rusisë

Tereza Mej ka lëshuar deklaratën e saj të parë kërcënuese si kryeministre e Britanisë. Ajo ka thënë në një konferencë shtypi në Bratislavë, se është e përgatitur të përdorë armët bërthamore kundër Rusisë, te pakten sic raporton agjencia ruse “Sputnik”.

Gjatë vizitës së saj në Sllovaki, njëri prej gazetarëve sllovakë e pyeti: “A është e gatshme kryeministrja britanike t’i përdorë armët bërthamorë kundër Rusisë?”

“Në të vërtetë, javën e shkuar bëmë një votim vendimtar në parlament për vazhdimin e programit tonë bërthamor dhe u diskutua kjo çështje. Ndërsa, sa për pyetjen se a jam e përgatitur që të përdor armë bërthamore kundër Rusisë, përgjigja ime është “po”” , tha liderja e konservatorëve raporton 360grade.al

Share: