Nga Ylli Dylgjeri
Ka një zgjidhje për transportin e parave…
Kur lexon librin Policia Sekrete e Ali Pashë Tepelenës, të autorit Koçollari, mëson se Porta e Larte pasi u lodh nga grabitjet e karvaneve nga hajdutët e Jugut të Shqiperisë, vendosi të bëjë një zgjidhje origjinale ose Reformë: Vuri në krye të rojeve të rrugëve hajdutët shqiptare. I dilte edhe me e sigurte, edhe me lire ruajtja e karvaneve. Një prej tyre ishte komiti Ali, që sulmonte karvanet me flori, bageti, ushqime, e ngjitej gërxheve të maleve per ti fshehur ato në bjeshke.
Eureka!
Administratorë, lërini e mos u merni më me Security- të fantazmë që bredhin nëpër rrugët e Tiranës me mjete blindazhi, me kallashnikove e pa sensore zbulimi.
Përzgjidhni hajdutët më në zë të këtij vëndi! Këto që janë, janë amatorë.
Nuk i ruajnë lekët Tuaja saimiret, po satëkëqinjtë!
Suksesi është i garantuar, dhe paraja shkon ne destinacion. Kjo është e shkruar.