Home KRYESORE TE PAPREKSHMIT FESTOJNE REFORMEN NE DREJTESI!

TE PAPREKSHMIT FESTOJNE REFORMEN NE DREJTESI!

Nga Besnik Aliaj

C’eshte more kjo hipokrizi?! Feste e madhe, dhurata, medalje, larje e lyrje ne Pallatin “Brigadave” … Kush te mburret e marre me shume meritat!! … E pse ?! Sepse qenka bere nje reforme a ligj !!!!

Cfare kujton kjo pseudo elite se jemi tribu ne qe shkembejme flori per pasqyra!!! Tmerr, turp i paskrupullt … Sepse pasi u tallen 2 vjet me vendasit e te huajt … ne fund ndryshuan nje kushtetute te tere pa pyetur fare popullin … e tani hiqen sikur u keputen per Shqiperine e shqiptaret!!! …

Kjo ska ndodhur as ne vendet me te humbura te kesaj bote … Ptuuu fare e keqe! Mashtrues dhe hipokrite qe genjeni pa ju dridhur syri se neser gjoja do bjere shi prej floriri!!! E turpshme, e shemtuar, maskarallek me brire!!!

E bashke me ta nje tufe ekspertesh sahanlepires … dhe ambasadoresh mjerane qe si pyet njeri se kush jane ne vendet e tyre. U rente ne koke e i zente haku i shqiptareve !!!

Share: