Home KRYESORE Turqia anulon 49,000 pasaporta

Turqia anulon 49,000 pasaporta

Turqia ka anuluar më shumë se 49,000 pasaporta të qytetarëve, është bërë e ditur nga autoritetet turke. Pasaportat e 49,211 qytetarëve u anuluan si pjesë e hetimeve të tentimit për grusht shtet në Turqi, ka thënë Efkan Ala, Ministri i Brendshëm i Turqisë, shkroi gazeta Hurriyet.

Ministri shtoi se numri i njerëzve që kanë lidhje me tentimin për grusht shtet arriti në 18,000 njerëz, ku 9,677 prej tyre u arrestuan, transmeton express.

Tentimi për grusht shtet nga një pjesë e ushtrisë ndodhi në mbrëmjen e 15 korrikut, por që dështoi. Kjo çoi në arrestimin e më shumë se 2,000 ushtarëve, duke bërë që Erdogan të shpallte gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore në Turqi më 20 korrik.

Share: