Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, ka ironizuar në Facebook avokat Spartak Ngjelën persa i përket qëndrimeve të këtij të fundit për reformën në drejtësi. Belortaja, që vjen nga radhët e LSI-së, thotë se Ngjela kritikon çdo kryeministër, përveç njërit, duke nënkuptuar Edi Ramën.
Ja postimi i Belortasë.
“Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë.
Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? ..ku do të ishte katandisur ky vend?!
Se ..ju kujtohet besoj, ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ..ose në bodrum ose ..poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa..që atë nivel ..ta kapim prapë…”.