Home KRYESORE Rama i PS-se afrohet me shume me Idrizin e PDIU-se…

Rama i PS-se afrohet me shume me Idrizin e PDIU-se…

Edi Rama po thellon më tej bashkëpunimin me Shpëtim Idrizin, duke i dhënë partisë së tij më shumë poste ne nivel drejtorësh në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Gazeta “Shekulli” thotë se ende nuk dihet me saktësi sa është numri i drejtorive që Rama ka vendosur t’i japë Shpëtim Idrizit, por vihet re fakti se këto lëvizje pritet të shkaktojnë jo pak pakënaqësi në bazën e PS-së, anëtarët e së cilës nuk po gjejnë hapësirë në administratën publike.

Burime të gazetës thonë se këto poste i kalojnë PDIU mbi bazën e marrëveshjes që kanë dy partitë e koalicionit, duke përjashtuar mundësinë që të kenë lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

“Shekulli” zbardh disa prej emërimeve, duke theksuar se këto lëvizje bëhen për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare.

Në Tiranë është emëruar Galip Taho, i njohur si përfaqësues i PDIU-së, në postin e drejtorit të në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve. Më herët në këtë detyrë ishte Gentian Daja nga PS.

Në spitalin rajonal të Fierit është emëruar Brunilda Camaj e PDIU në vend të Kreshnik Ternovës.

Në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Sarandës është emëruar një tjetër përfaqësues i PDIU-së, pas largimit të Ana Shehut të PS.

Nuk eshte cudi qe kryeministri Edi Rama te sponsorizoje politikisht rritjen e PDIU-se me qellim modestimin e rolit te “King Makers” te akoma aleatit te tij kryesor qeverises Ilir Meta dhe partise se tij LSI.

Dhenia e mundeshme e nje portofoli ministror kesaj partie do ishte hapi final politik i cili do konfirmonte “de facto” kete qellim te Edi Rames qe nese nuk do te ishte thjeshte per te mbajtur pushtetin, edhe mund te pergezohej parimisht.

Sigurisht nga ana tjeter, nje strategji e tille do kete kosto jo vetem brenda PS, por edhe me gjere, duke njohur rolin historik te kesaj partie njohur ne publik si partia e Cameve.

Nje element tjeter i cili mund te prezantoje probleme neser per kryeministrin e sotem, eshte fakti se kjo parti duket (vlen qe qartesohet ne te ardhmen ky dimension) po luan me rolin fetar musliman ne elektorat. Modeli i partise se Rexhep Tayp Erdogan ne Turqi.

Politikan do te thote te verprosh sot duke llogaritur ate qe do mbjellesh neser, por kryeministri Edi Rama duket se edhe sot nuk e konsideron veten politikan dhe harron qe per kete paguan e gjithe shoqeria!

img_6437

Share: