Home KRYESORE Akademite politike dhe mjerimi i filozofise politike! Nga i marrin financimet?!

Akademite politike dhe mjerimi i filozofise politike! Nga i marrin financimet?!

Nga Elmaz Sherifi

Disa parti bejne shume zhurme per takimet rinore, konkurset per lidership, “shkollat plazh” e tjera forma qe joshin rinine studentore e gjimnaziste te angazhohet si militante politike !

Eshte nje e drejte qe askush se mohon, vecse duhet te deklarohen shpenzimet per keto aktivitete per te cilat askush nuk meret nga institucionet e ngarkuara me ligj per kontrollin e burimeve te financimit. Ajo qe do te thoja eshte, se cilet jane lektoret dhe sa ata e njohin filozofine e se drejtes dhe institucionet politike te shtetit te se drejtes.

Dje nje i ngarkuar i qeverise ne takimin me votues ne Diber i keshilloi ata qe te votonin kandidatin e maxhorances nese donin investime, pasi sipas tij, opozita nuk ka ku i gjen fondet…

E cuditeshme kjo deklarate e nje ministri ! Me kete deklarate kuptohet se cfare leksione jepen ne “Akademite Politike”..Te imponosh voten me kercenime te tilla do te thote se te kjo klase politike vazhdon te dominoje mendesia e partise shtet dhe nuk ka “gjetur strehe” filozofia politike e shtetit te se drejtes.

Pushteti vendor sipas kushtetutes se Republikes se Shqipërisë eshte pushtet qe ka autonomi administrative dhe sipas Kartes Europiane te Autonomise Lokale ka edhe buxhet me vete.

Qeveria ka detyrimin e transfertave nga buxheti qendror, sipas nje formule qe ruan drejtesine e shmang pasionet politike partiake. Deklarata zbuloi jo vetem mendesine totalitare, por edhe padrejtesite ne shperndarjen e fondeve sipas interesave partiake duke demtuar interesat e banoreve qe duhet te jene te lire ne dhenien e votes se tyre….

Besoj se kjo eshte pasqyre e mjerimit politik qe na drejton. Pra kemi mbetur aty ku ishim….Rrofte Akademia politike!

Share: