Ish deputetja e Kosoves dhe ish gazetarja Alma Lama tashme eshte dekretuar si ambasadore e republikes se Kosoves ne Rome, Itali. Lajmin e ben te ditur vete Lama ne faqen e saj te rrjettit social Facebook. Ne ate qe shkruan Lama lexohet qarte edhe keqardhja per faktin qe do lere ne mes shume beteja politike, por sigurisht ne Rome puna e ambasadorit te nje shteti te ri si Kosova kerkon pune.
Ja statusi i plote i Ambasadores Lama:
“Të dashur miq, dashamirës, bashkpunëtorë, votues…
Dëshiroj t’iu njoftoj se sot mora dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Republikën e Kosovës në shtetin e Italisë. Po kështu dhashë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës.
Ky ishte një moment mjaft emocional për mua, sepse kam investuar shumë nga energjitë e mia në këtë punë, dhe ishte krijuar një lidhje shpirtërore. Është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe.
Ajo cfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm. E për disa të tjerë, është bërë motiv për të më sulmuar pa zgjedhur mjete. Por pavarësisht, rrugëtimi im do të vazhdojë po me kaq idealizëm edhe në detyrën e re.
Ju falenderoj thellësisht nga zemra për mbështetjen tuaj të deritanishme, e bindur se kjo mbështetje nuk do të më mungojë as në të ardhmen.
Tani e tutje si përfaqësuese e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të punoj me të njëjtin përkushtim që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të denjë të mundshme në shtetin mik, Italinë, që qytetarët e Kosovës që jetojnë atje, të ndihen të përkrahur dhe dinjitozë për shtetin e tyre, që marrëdhëniet mes dy vendeve të avancohen, duke respektuar plotësisht punën që kanë bërë paraardhësit e mi atje.
I falenderoj përfaqesuesit e institucioneve për besimin e treguar.
Me respekt
Alma”