Home KRYESORE Foshnja duket si alien, lëkura e saj rritet 10 herë më shpejt...

Foshnja duket si alien, lëkura e saj rritet 10 herë më shpejt se ç’duhet

Harper Foy është personi më i ri në botë që vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës. Kjo sëmundje bën që lëkura e saj të rritet 10 herë më shpejt se sa është menduar për të. Pavarësisht se nuk ka asnjë kurë që mund të hidratojë trupin e foshnjes në fjalë, mjekët po bëjnë të pamundurën që ajo të jetojë  normalisht.

Mjekët të cilët kanë qenë prezent në lindje menduan se kjo sëmundje nuk do ta linte të jetonte, por ajo tanimë i ka sfiduar shanset pasi së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të parë.

Lëkura e Harper Foy ndërrohet çdo katër orë, duke e bërë gjendjen e saj akoma dhe më pikëlluese.  Mjekët nuk e kishin hasur kurrë më parë këtë gjendje dhe pak pas lindjes ata kanë lajmëruar prindërit e vogëlushes që do të jetë e pamundur mbijetesa e saj.

Pas lindjes  Harper Foy ka qendruar një muaj në spital, por pas disa marrëveshjesh u lejua që më në fund të shkonte në shtëpi. Vogëlushja ka vazhdimisht nevojë për të hidratuar lëkurën e saj në mënyrë që ta mbajë gjallë atë./tvklan.al

4-71-25-306x445

Share: