Home KRYESORE Artan Shabani: Edi Rama mashkulli me elegant ne Tirane

Artan Shabani: Edi Rama mashkulli me elegant ne Tirane

Në një intervistë ndryshe për Bordo.al, Drejtori i Galerisë Kombetare të Arteve, Artan Shabani vë para lexuesve një rrëfim të sinqertë për vetveten. Në bisedë me gazetaren, ai flet për shijet në pikturë, në veshje, ndjesitë apo mënyrën e jetesës, të gjitha të shenjuara nga eksperienca në Itali. Jeta pranë aristokratëve në Torino duket se i kanë dhënë formë botëkuptimit dhe aftësisë për t’i dalluar menjëherë njerëzit me stil. “Veshja në këndvështrimin tim është si ushqimi: duhet njohur. Një sy inteligjent duhet ta njohë” shpjegon Artan Shabani. Për elegancën në veshje, Shabani veçon dy meshkuj me stil. I pari është Lapo Elkann, nipi G.Agnellit.

“Eleganca dhe ekstravaganca janë ato që i rrinë bukur dhe përkufizojnë për mua stilin, por dhe stilin tek një mashkull. Për shembull, Lapo Elkann, nipi i G.Agnelli, është një ndër njerëzit më elegantë në botë, në mënyrë të padiskutueshme. Po ai është elegant sepse është ekstravagant, ka një ekstravagancë që i shkon, dhe kjo sepse ai mundet”.

I dyti, sipas Artan Shabanit është Edi Rama. “Mashkulli më elegant në Tiranë” e vlerëson kryeministrin, drejtori i Galerisë Kombetare të Arteve.

Share: