Home KRYESORE BE pergjigje letres se banoreve te Himares: “E drejta mbi pronen, kusht...

BE pergjigje letres se banoreve te Himares: “E drejta mbi pronen, kusht per tu integruar ne BE!”

Pak jave me pare, banoret e Spilese, Himare, perfaqesuar nga Shoqata Komuniteti Himariot me Drejtor Egzekutiv z. Nikollaq Neranxi,  i kane derguar nje leter krahas autoriteteve te shtetit shqiptar, edhe perfaqesive te huaja diplomatike ne vend, ku shprehen se nuk jane dakord me prishjen e shtepive te tyre shekullore.

Disa nga te adresuarit ne kete leter i kane ftuar perfaqesuesit e ketij Komuniteti, ne takime per te kuptuar me mire se cfare po ndodh me pronat e himarioteve dhe me pas i kane shprehur gjithe mbeshtetjen e tyre.

“Sot per sot, per ceshtjen serioze te pronave, vetem te huajt po e adresojne si duhet problemin dhe vetem gjykatat e huaja po vene drejtesi.” – shkruan ne Facebook Nikollaq Neranxi qe informon se nderkohe Ambasada e BE ne Tirane u eshte pergjigjur kerkesave te banoreve te Himares duke u thene gjithashtu se e rendisin si shume serioze ceshtjen e prones dhe duke u premtuar se e kane prioritet per zgjidhje.

Me poshte keni letren e perkthyer.

“Pergjigje e letres suaj e dates 4 korrik 2016!

I dashur Z. Neranxi!

Dua t’ju falenderoj per letren, aty ku ju banoret, shprehni shqetesimin tuaj lidhur me mundesine e shkeljes se te drejtes mbi pronen private.

Bashkimi Europian i jep rendesi te madhe mbrojtjes se prones private duke fuqizuar rregullat dhe ligjet, duke siguruar keshtu drejtesi dhe barazi per te gjithe, si nje nder prioritetet kyce te Komisionit Europian per Shqiperine, si vendimtare per te vazhduar me tej progresin per tu integruar ne Bashkimin Europian.

Ne marrim shume emaile dhe letra nga qytetare shqiptare te cilet na informojne mbi mundesine e shkeljes se te drejtes mbi pronen e tyre private.

Delegacioni i Bashkimit Europian, nuk ka mandat ligjor per te nderhyre ne raste individuale, por ne vazhdojme t’i adresojme keto probleme ne dialogjet tona politike me autoritetet.

Ne menyre te rregullt, ne mbajme shenim te gjitha informacionet qe ju na jepni dhe duam te vazhdojme t’ju inkurajojme qe te vazhdoni t’i adresoni problemet tuaja tek autoritetet ligjore pergjegjese.

Ne te njejten kohe ne po nxisim aktoret pergjegjes shqiptare, te adoptojne reformen gjithperfshirese ne drejtesi sa me shpejt qe te jete e mundur duke permiresuar ligjet per qytetaret shqiptare, ne menyre qe ti hapin rruge ambicies se shqiptareve, per celjen e negociatave per anetaresimin ne BE.

Ambasadorja Romana Vlahutin”

FB_IMG_1470208823257FB_IMG_1470208831061

Share: