Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me nenet 13 dhe 6 te ligjit për prokurorinë speciale të cilat cënojnë lirinë e medias dhe të gazetarëve. Ja cili është qëndrimi i tij:
Enveri dhe Hitleri do te dekoronin Ramen dhe Xhafen e droges!
Te dashur miq, pas deshtimit te plote te ndertonin nje sistem gjyqesor ne te cilin neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, Old Mayer-i kerkonte te behej kryehetues, kryeprokuror dhe kryegjykates i Kanabistanit, ai me Xhafen e droges po ben gjithçka qe te perdori reformen e drejtesise per t’i vene kazmen ne themel lirise se shtypit, pushtetit te katert, pa te cilin liria dhe demokracia reale nuk mund te ekzistojne!
Ne menyre te pafutyre dhe te paskrupullt, keta perdoren heshtjen e gushtit per te kaluar nenin 13 te ligjit per prokurorine speciale, me te cilin ata shnderronin kete prokurori ne nje seksion censure, ndeshkimi, burgosjeje te fjales se lire dhe gazetareve te njejte me ato te policise sekrete hoxhiste apo Gestapos se Hitlerit.
Pas kundershtimit kategorik te opozites, dhe jo vetem asaj, si dhe reagimit te drejte dhe te fuqishem, neni 13 u terhoq ne strofullen nga doli, ate te Edvin Shullazit dhe Xhafes se droges.
Por njeriu, qe siç do u thoshte disa gazetareve bashkeshortja e tij se “po e terrorizoni me shkrimet tuaja”, nuk mundet kurre te pajtohet e lirine e mediave. Keshtu qe, pa u shuar ende zhurma dhe shija e hidhur qe la neni famoz 13, ky nen rishfaqet tani me tere shemtine e tij, por jo me si neni 13 por si neni 6, i cili nuk flet me per “influence te papershtatshme” te gazetave dhe mediave ne punen e prokurorise speciale si veper penale per t’i denuar ata deri 3 vite burg, por flet per “ndikim te papershtatshem” ne punen e prokurorise speciale ne mediat dhe gazetaret, si veper penale per t’i denuar deri ne tre vjet gazetarin sa here t’i teket Rames per te ndeshkuar gazetaret kritike te tij.
Miq, Enveri dhe Hitleri do te dekoronin Ramen Dhe Xhafen e tij te droges per zbulimin e tyre te ri, se si te vendosin censuren e plote te mediave ne emer te reformimit te drejtesise! sb