“Fatmir Xhafa përdori postin e ministrit për te mashtruar autoritetet Italiane duke paraqitur dokumente fallco se i vëllai i arrestuar ishte agjent i infiltruar në bande nga policia shqiptare” shkruan sot ish kryeministri Sali Berisha në Facebook, duke iu referuar një mesazhi të ardhur në adresë tij nga një “oficer”.
“Pershendetje z Berisha. Sipas nje informacion te brendeshem kur i vellai i Fatmir Xhafaj ësht arrestuar jasht shtetit Fatmiri Minister ka pregatitur me rendin letrat dhe e kan paraqitur sikur ishte agjent i infiltruar i shtetit Shqiptar, dhe keshtu ja hodhi kur e arrestuan. Kete unformacion tani e fshehin, gjithashtu thuhet se i vellai i Fatmirit ka pasur emra te tjere kur eshte arrestuar neper bote. Duhen gjetur emrat qe ai ka perdor. Me respekt komshia e .”, është mesazhi që sipas kryeministrit i ka dërguar oficeri.