Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka akuzuar sot Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare se po mbron kompanitë, lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të figuracionit të automjeteve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se, ai ka kërkuar ndryshim të ligjit, ndërkohë që ka thënë se, sistemi Bonus-Malus iu pëlqen kompanive të sigurimit.
Ai thekson se, AMF duhet të sillte në Kuvend draftin për vitin 2015.
Ja statusi i plotë i Erion Braçes në Facebook.
RRITJA E CMIMIT TE POLICAVE TE SIGURIMIT,
TERESISHT PREJ LIGJIT TE VITIT 2011!
KAM KERKUAR NDRYSHIMIN E LIGJIT;
SISTEMI BONUS-MALUS PERMBYS SISTEMIN E SOTEM ABUZIV POR QE JU PELQEN KOMPANIVE TE SIGURIMIT!
AMF DUHET TA SILLTE NE KUVEND NE SHTATOR 2015!
NUK E KA BERE!
KAM ARSYET E MIA QE E GJITHA ESHTE TERESISHT ABUZIVE DHE E LOBUAR.
KOMISIONI I EKONOMISE KA NE PROCES ANALIZEN E PUNES SE AMF DHE KJO CESHTJE DO TE RENDOJE SHUME FORTE.
Ka shkaktuar shqetesim, madje dhe irritim, sjellja e perseritur e kompanive te sigurimit, ne rritjen e vazhdueshme te cmimeve te policave te sigurimit per mjetet motorike.
Natyrisht, nen pergjegjesite e mia kam kerkuar gjithe informacionin per kete ceshtje dhe sot dua tu them:
Ne pikën 2 të detyrimeve për AMF-në,
në rezolutën e Kuvendit për vitin 2015 thuhet:
“Brenda muajit shtator 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave duhet të paraqesë në Kuvend amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike etj..(nënkupto sistemin Bonus-Malus)”.
Projektligji i përgatitur ka si qëllim:
miratimin e detyrimit ligjor për zbatimin e sistemit të përdorur sot në të gjithë botën, për sigurimin e mjeteve motorrike, Bonus-Malus,
Ky sistem, në thelb,
rrit përgjegjësitë për personat që shkaktojnë dëme dhe aksidente, duke i detyruar të paguajnë një prim më të lartë dhe, ul tarifat e primit ose çmimin e siguracionit për ata që kanë një performancë të mirë.
Ne dijenine time,
projektligji i hartuar kryesisht në konsultim me industrinë e sigurimeve, eshte diskutuar në mbledhjen e Bordit te AMF, të muajit shtator 2015 dhe, brenda afatit të përcaktuar në rezolutën e Kuvendit- shtator 2015, ju dërgua me shkresën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurës.
Njoftimi nga Ministria e Financave te Bankës Botërore,
shkaktoi përmbysjen e plotë të procesit, pasi Drejtori Përgjithsëm Ekzekutiv i AMF, nuk kishte marrë fare opinionin e Bankës Botërore(?!) e cila,
po asistonte nen nje marreveshje AMF me projkete specifike të asistencës teknike në tregun e sigurimeve.
Ne dijenine time,
amendimet e propozuara nga Banka Botërore,
kryesisht për mënyrën e funksionimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, duke ndarë kartonin jeshil nga fondi i kompensimit për sigurimet motorrike, u ridiskutuan në AMF për shumë kohë dhe kur ka kaluar thuajse 1 vit nga afati i rezolutës së Kuvendit,
drafti nuk ka kaluar ende në Bord, megjithë kërkesat e vazhdueshme të Bordit-nen nxitjen e Kuvendit,
për ta diskutuar dhe dërguar sa me shpejt për miratim në Këshillin e Ministrave e me pas ne vete Kuvend.
* Mungesa e sistemit Bonus-Malus
eshte shkaku themelor i rritjes së primeve në treg
Neni 10 i ligjit aktual për sigurimin e detyrueshëm motorrik(Ligji nr. 10 455, datë 21.07.2011 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit””:
“Shoqëritë e sigurimeve përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit sipas kushteve të tregut”.
Duke patur parasysh se sigurimi i mjetit motorrik nga përcaktimi është “Third-Parties Liabilities-TPL-Përgjegjësi ndaj palëve të treta”, për të siguruarin, polica e sigurimit nuk ka përfitime të drejtëpëdrejta por i shërben të aksidentuarve për dëmet që mund tju shkaktojë mjeti I tij motorrik.
Për këtë arsye,
çdo i siguruar kërkon ta përfitojë me çmimin më të ulët të mundshëm sepse nuk i shërben atij (ndryshe në rastin e siguracionit kasko psh ku ai do interesohej për emrin e mirë të shoqërisë së sigurimit, garancitë për pagesën e dëmeve potenciale etj),
por palëve të treta dhe, elementi i vetëm i zgjedhjes konsumatore është çmimi.
Ky fenomen nuk ndodh për asnjë produkt-shërbim tjetër, ku si rregull, konsumatori përveç çmimit interesohet për cilësinë, funksionet, karakteristikat e produktit etj..
Në këto kushte,
në vitin 2013 shoqëritë u futën në procesin e vetëpërcaktimit të primit duke ulur tarifat përfundimtare në nivelin 3000 lekë për kategoritë masive të autoveturave(B1/B2) ndërkohë që vetëm TVSH atëkohë ishte 2800 lekë(?!), duke ulur ndjeshëm aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit, rritjen disa fish të provigjoneve dhe mospagesën e dëmeve.
Duke patur parasysh seritë kohore pak a shumë kush është probabiliteti i aksidenteve në Shqipëri dhe dëmeve të shkaktuara(sidomos ato me pasoja fatale),
pra mbi këtë bazë, aktuarët llogariten primin e pastër të riskut
(pa përfshirë tatimin 10 për qind, shpenzimet operacionale, komisione agjenti, brokeri etj) për kategorinë B1/B2 (mbi 1600 cm3); ishte 10,500 lekë për vitin 2015 dhe me një rritje shumë të lehtë për vitin 2016.
*shih linkun;(http://amf.gov.al/…/1520_34%20Vend%20miratim%20rregullore%2… ).
Si konkluzion,
sistemi aktual ka dy zgjidhje:
ose përfshitjen e shoqërive të sigurimit në një process konkurrues me ulje të njëpasnjëshme çmimesh deri në rënien e aftësisë paguese;
ose shitjen në formën aktuale duke mbajtur të fiksuar tarifat dysheme të sigurimit të automjeteve nëpërmjet sistemit të brokerimit.
Por rrisqet, duke patur parasysh sjelljen disa vjecare te kompanive te sigurimit ne kete vend, do jene te medha.
Zgjidhja e vetme-jo vetem sipas meje;
është implementimi i ligjit të ri për sigurimet motorrike dhe vendosja e sistemit Bonus-Malus me 16 klasa sipas historikut te demeve, mjetit motorik dhe kohes se patentes.
Ne dijenine time,
janë krijuar kushtet e para- lidhja online me sistemin e gjendjes civile dhe drejtoritë e transportit, janë akumuluar të dhënat për aksidentet.
Ajo qe nuk eshte bere deri tani,
eshte projektligji, sipas detyrimeve te vendosura nga Kuvendi ne Rezoluten e tij.
Per tua thene troc;
KJO VONESE ESHTE TERESISHT E PAJUSTIFIKUAR!
Une kam arsyet e mia te them se kjo vonese eshte edhe abuzive, ne linjen qe u pershkova me lart- dërgimi i projektligjit nga ekzekutivi i AMF për miratim në Bord dhe më pas në Kuvend.
Komisioni i Ekonomise ka ne proces analizen e punes se AMF;
e ka nisur nga raporti i veprimtarise se institucionit per vitin 2015.
Ju them sot se;
MOSPERMBUSHJA E DETYRIMEVE TE VENDOSURA NE REZOLUTE NGA KUVENDI PER AFM, DO TE RENDOJE SHUME FORT.
As une e as komisioni,
nuk mund te mbajme me, pergjegjesine e nje institucioni, te cilit, i kemi dhene te gjithe fuqine dhe pavaresine per te bere detyren ne sherbim edhe te qytetareve ne kete vend dhe, nuk e ben.