Home KRYESORE Çfarë domethënë të lexosh me përgjegjësi?

Çfarë domethënë të lexosh me përgjegjësi?

Nga Ndue Ukaj

Viteve të fundit diskutohet mjaft për kërkesat etike ndaj letërsisë. Shkrimtarët, vihen para përgjegjësisë publike, për krijimtarinë e tyre shpirtëror -veprën letrare, por e njëjta gjë s’i kërkohet lexuesit, gazetarit të kulturës, atij që jep gjykime dhe vlerësime të caktuara për vepra letrare.

Ndaj, sot, një gazetë a televizion i madh, mund ta nxisë famën e një autori minor dhe mund ta pengojë famën e një autori të mirëfilltë, që bën jetë murgu.

Duke u nisur nga kjo premisë, studiues të ndryshëm, si Derek Attridges, pyesin për përgjegjësitë që ka lexuesi karshi veprës letrare, për faktin e thjeshtë, se, asnjë vepër s’mund të kuptohet pa marrëdhënien e ndërliqshme që ajo e krijon me lexuesin, sidomos me ata që i përkasin dijes së letërsisë; të tillët që me tekstet e tyre për shkrimtarë a vepra të caktuar, marrin qëndrime publike; pra i riartikulojnë mesazhet e autorit dhe veprës.

Cili është roli i lexuesit dhe kritikut në marrëdhënien mes shkrimtarit dhe publikut?

Cili është ai lexues që e shkruan gjysmën e veprës: është lexuesi i rëndomtë, lexuesi që lexon për kënaqësi apo ai lexuesi model e i kultivuar, që kalitet me kryevepra letrare, lexon e rilexon dhe letërsinë e ka profesion?

Nëse ka përgjegjësi lexuesi, atëherë natyrshëm shtrohet pyetja: e ç’nivelit është ajo përgjegjësi? Është përgjegjësi etike apo profesionale?

Apo te dyja bashkë? Pa e përvijuar asnjëherë përgjegjësinë e shkrimtarit për tekstin që e shkruan, ka kritikë bashkëkohorë që pyesin: a duhet shtruar dhe shtuar kërkesat për lexuesin, dhe nëse po, cilat duhet të jenë kërkesat etike dhe kulturore për një lexues?

Për lexuesin profesional, për kritikun letrar, për një lexues që e përzgjedh një libër vetëm për dëshirë të veten. Këto përsiatje, të çojnë te pyetja thelbësore: Çfarë domethënë të lexosh me përgjegjësi?

Përkitazi me këto që thamë më sipër dhe në funksion te temës që kam parashtruar, po sjell dy mendime që i vlerësoj të rëndësishme për këtë debat: i pari është nga shkrimtari suedez, Torgny Lindgren, i cili shkruan: “Shkrimtari shkruan vetëm gjysmën e librit- do të mund të thuhej- ndërsa për pjesën tjetër kujdeset lexuesi.

Në të vërtetë, janë lexuesit ata që i japin cilësi një libri. Një lexues i mirë, bën të dëgjohet çdo libër. Një lexues i keq mund ta pengojë çdo libër.”

Ndërsa mendimi tjetër vjen nga studiuesi Michail Bachtin, i cili pohon: “Shkrimtari është i burgosur në epokën e tij, në kohën e tij. E ardhmja e liron atë nga kjo robëri, ndërsa shkenca e letërsisë, është thirrur ta ndihmojë që të lirohet.

Share: