Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Drafti aktual i demarkacionit ka sjelle konflikt te madh politik dhe social ne Kosove. Konfliktet ne marreveshjet nderkombetare historikisht kane sjelle pasoja shume te renda e shpesh te pariparueshme ne jeten politike te shteteve.
Kosova e ka nje problem shume serioz e kercenues ne Mitrovicen e Veriut. Faktore te shumte e kane krujuar ate krize. Ka edhe faktore te Kosoves qe jane pjese e asaj krize. Heret a vone keto faktore te behen publike.
Nese krizes se Mitrovices se Veriut do i shtohej edhe kriza e demarkacionit te kufirit territorial me Malin e Zi, Kosova do te rrethohej nga nje hark gjeopolitik shume i rrezikshem Serbo- Malazez. Ky zgjerim i harkut te krizes do paralizonte me pas edhe marredheniet me Maqedonine. Kjo per faktin se faktoret politike determinues ne Maqedoni jane dukshem albanofobe. Ato mezi do prisnin t’i bashkengjiteshin harkut potencial Serbo-Malazez kunder Kosoves. Gjeopolitika rrethuese deri ne izolim e Kosoves ka sponsorizim te fuqishem ne Kremlin.
Ka nje mekanizem te vetem per te shmangur zgjerimin e krizes se Kosoves me fqinjet, posaqerisht me Malin e Zi: ky mekanizem eshte miratimi me KONSESUS i marreveshjes per demarkacionin midis Kosoves dhe Malit te Zi.
Mirepo arritja e konsesusit kerkon rinegocime midis paleve per permiresimin e marreveshjes. Ky permiresim lypet te behet duke aplikuar tre elemente: parimet e te drejtes nderkombetare, pershkrimin e detajuar te kufirit, harten konktete te bashkengjitur.
Kur keto tre elemente te mbivendosen ne perputhshmeri te plote athere te rinegociohet me palen malazeze pa nxitim, por me kujdes, me pergjegjshmeri dhe profesionitet. Nje ekip shume i gjere konsesual politik dhe ekspertize duhet te konkludoje rinegocimin.
Kjo procedure prodhon konsesus. Konsesusi prodhon zgjidhje pa te humbur. Ajo qe fiton eshte Kosova dhe mbare rajoni.
Nuk ka demarkacion pa konsesus. Ndryshe nje krize serioze e brendshme dhe rajonale do e kercenoje Kosoven…