Home KRYESORE Deutsche Welle: BE të ndalojë bisedimet e anëtarësimit me Turqinë, t’i jepet...

Deutsche Welle: BE të ndalojë bisedimet e anëtarësimit me Turqinë, t’i jepet fund maskaradës

Nga Christoph Hasselbach – Deutsche Welle

Turqia dëshiron që të bëhet anëtare e BE, por hendeku mes dy palëve është gjithmonë e më shumë në rritje. Analisti Christoph Hasselbach i DW mendon se ka ardhur koha për të qenë realistë dhe t’i jepet fund kësaj maskarade të turpshme.

Themeluesi i vendit, Kemal Ataturk, themeloi një shtet laik në vitin 1923. Presidenti aktual Rexhep Erdogan është i gatshëm që të vendosë fenë përpara çdo gjëje tjetër. Turqia aktuale është duke kaluar një spastrim politik, media po shtypet. Ky vend dëshiron që të ketë një karrike të vetën në tryezë në Bruksel?

Schroder, Blair dhe Chirac ishin në favor të anëtarësimit. Një koncept i tillë duket sot i çuditshëm. Udhëheqësit e tre vendeve më të rëndësishëm të BE-së, Gerhard Schroder i Gjermanisë, Tony Blair i Britanisë së Madhe dhe Jaques Chirac i Francës kishin promovuar anëtarësimin e Turqisë.

Në vitin 2005, 25 vendet i dhanë dritën jeshile për bisedimet e pranimit në BE. Në atë kohë ishte e qartë: “Qëllimi i bisedimeve është anëtarësimi”.

Në tekst shkruhej gjithashtu se BE duhet të votojë vetëm në favor të anëtarësimit, nëse kandidati ka qenë i qëndrueshëm ekonomikisht dhe politikisht.

Një nga argumentet më të rëndësishme të pranimit nuk ka ndryshuar. Një vend me përafërsisht 75 milionë banorë, që brenda pak vitesh mund të tejkalojë Gjermaninë si vendin më të populluar në BE, do të ketë viza udhëtimi dhe turistike për qytetarët e saj në të gjithë unionin. Duke analizuar këtë pikë në kuadër të debatit aktual të migrimit sot në Evropë, është e qartë se sa absurde është t’i japësh Turqisë anëtarësimin e plotë në BE.

Çdo qeveri evropiane që mbështet sot thirrjen e Schroder, Bler apo Shirak 10 vite më parë, do të marrë fund politikisht.

Megjithatë, negociatat vazhdojnë dhe në bazë të marrëveshjes së fundit të refugjatëve, ato do të përshpejtohen. Çfarë lloj farse është kjo? Përgjigjia është shumë e thjeshtë: Turqia mund të ushtrojë presion të madh në BE. Europa ndihet fajtore për shkak se propozoi pranimin e Turqisë në një kohë shumë të ndryshme, në rrethana të ndryshme, dhe për shkak të marrëveshjes së tanishme me Ankaranë për refugjatët, ata ndihen të detyruar për të vepruar.

Por, kjo nuk është thjesht një arsye. BE-ja nuk duhet vetëm të pezullojë bisedimet e pranimit, ata duhet t’i ndalojnë ato krejtësisht. Anëtarësimi i plotë do të vinte në pikëpytje edhe nëse Turqia i ka plotësuar të gjitha kushtet. Por kërkesat për anëtarësimin e plotë të Turqisë do të “thyenin” menjëherë BE-në. Vetëm vendet më ekstreme të BE po ushtrojnë presion për këtë gjë. Prandaj është koha për të ‘pastruar tavolinën’ dhe për t’i dhënë fund kësaj maskarade të turpshme njëherë e përgjithmonë.

/Përshtati Syri.net/

Share: