Nga Ylli Dylgjeri
Mësime konfuciane nga AKADEMIA e JALËS…
Siç edhe u konstatua në Jalë, gjatë ditëve të pushimeve aktive, u formatua dhe u përkrahën nga lektorët e ftuar shkolla dhe teori të qëndrueshme filozofike.
Parrulla e lashtë e rikujtuar nga Meta :
Fuqia vjen nga bashkimi, e përshkoi këtë takim akademistësh verorë.
U duk hapur se në takimin veror, krahas të ftuarve të tjerë jo socialistë, bashkjetuan sheshi, Mejdani, dhe Erion kapedani! Nisur nga ky kohezion figurash, u implementua me sukses edhe filozofia e vjetër kineze e Konfucit lidhur me qëndrimet që duhen mbajtur me kundërshtarët. Kinezet e lashtë nuk i donin heronjtë e vdekur… “Më mirë afrojini dhe bëji miq kundërshtarët, se sa ti vrasësh”- predikonin konfucjanët.
Kështu u bë dhe në Jalë. Shumë nga figurat e larta të PS u panë të pushojnë e ligjërojnë krah figurave të LSI-së nën duartrokitjen e LRI-së. Aq e vërtetë eshtë kjo sa i pari Bashkisë së Tiranës deklaroi në Jalë se “në Bashkinë e Tiranës kemi aplikuar filozofinë e Ilir Metës”.
Jala këtë herë rrëzoi përfundimisht edhe Ngjelën edhe ngjalën.
Fitoi Akademizmi!