Nga Genti Pulti
“Dielli me shoshe” nuk mbulohet, do ishte nje shprehje e pershtateshme per pozicionin tend. I ardhur nga “zero” eksperience por ne nje ambicje pushteti dhe bindjeje militante partie u katapultove ne politike. Atehere kur shteti sapo kishte filluar ne nje tjeter format me demokratik, me largpames drejte nje mireqenjeje dhe hapjeje drejte Botes se lire, ish politikani i kahershem dhe i shume viteve Necmetin Erbakan kishte nevoje per nje tjeter pamje, per nje gjak me te ri, dhe mes te zgjedhurve ishe dhe ti, “Comandante”.
Nga ky selektim u bere Kryetari i Bashkise se Stambollit, me nje tjeter pamje, me te tjera qellime menduan te gjithe. E kam shkelur pellembe per pellembe ate qytet ku ti fillove nje faqe te re, nje faqe qe sigurisht dikush do ja ndryshonte qytetit kufitar Europiano – Aziatik, per t’i rezistuar zhvillimeve te kohes se re te pas viteve ’90 ne mbare Globin. Kjo sfide te ra ty qe te filloje nje stad te ri, nje pamje tjeter.
Me pas, si ne çdo ambicje pushteti ti fillove ferkimet, mos bindje ndaj liderit tend shpirteror, ndaj atij qe te kishte nxjerr ne skene nga hiçi. Kjo vetem e vetem se ti deshiroje me shume se sa te kishin dhene. Na u duk se ishte nje mosbindje ndaj nje plakushi qe po i ofrohej tetedhjetave, por jo, ti thjeshte po shpalosje nje ambicje pushteti pa kufi, per te qene i pa varur, per te qene ai qe vendos ne çdo rast “Comandante”. Nga shkollimi nuk besoj se ke qene aq i afte per te dirigjuar kaq mire, por ustallaret e politikes dijne ke zgjedhin per kauza te largeta.
“Ta kam pare fetyren qe ne mengjes”, qe atehere kur fillove duke menjanuar “miqt” e tu te vjeter dhe ato qe ke mbajtur kane qendruar ose nga interesat, ose nga ndonje lloj kercenimi te mundshem. “Ta kam pare fetyren qe ne mengjes”, kur fillove te ulesh sharmin, forcen, besnikerine ndaj shtetit te ushtrise. Duke zevendesuar “Pashallaret” me disa te bindur nga halli ndaj teje. “Ta kam pare fetyren qe ne mengjes”, kur fillove qe policine ta ktheje ne vegel pushteti dhe jo ne nje ruajtese rendi. “Ta kam pare fetyren qe ne mengjes”, kur fillove ndryshimet ne bazamentin e shtetit, gjykates, hetuesise, prokurorise. “Ta kam pare fetyren qe ne mengjes “, kur fillove te blije median, ose ato qe nuk u binden, i kercenove dhe i mbylle. “Ta kam pare fetyren qe ne mengjes” , qe atehere kur bizneseve qe nuk binden u vure gjoba, ose i mbylle, sipermarresit i kercenove… “Ta kam pare fetyren qe ne mengjes “, per shume e shume gjera te cilat i di jo vetem une.
Comandante, ti perdore dhe po perdor çdo lloj vlere brenda shtetit tend, per te forcuar dhe kontrolluar pushtetin tend.
Comandante, ti gjete alibi per secilin rast ne rrugen e forcimit te pushtetit tend. Ustallaret qe te gdhenden ty, nuk te kane treguar se personi qe perdoret fundin e ka te hillur.
Comandante, grushti i shtetit i dirigjuar nga ti, eshte vetem fillimi i fundit ose tendin ose i nje shteti!
Comandante! Terrorizmi institucional i yti eshte me i rrezikshem se çdo lloj terrorizmi tjeter, sepse e ka emrin dhe vulen Shtet !
Comandante! Do preferoja te thoja ne te ardhmen; Na ishte dikur nje Erdogan se sa te thoja na ishte dikur nje Turqi !