Nga Dom. Gjergji Meta
Europa jonë, aty ku kemi rënë dhe ku më pas kemi zgjedhur të jetojmë, ka më shumë se 2000 vjet që ka nis rrugëtimin e saj ndërmjet filozofisë greke, të drejtës romake dhe judeo-krishtërimit. Më vonë, disi në kundërshtim me këto të parat, erdhën e u ngjitën revolucioni francez apo marksizmi i aplikum në vendet e lindjes, por që nuk më duket se sollën diçka origjinale edhe pse e patën zanafillën aty.
Aktualisht Europa po kalon mendoj unë fazën e non sensit, zbrazëtisë ekzistenciale të individëve dhe shoqërive të saj. Pikërisht pse natyra nuk lejon zbrazëti unë nuhas rrezikun e ekstremizmit si përgjigje ndaj terrorizmit të ISIS-it.
Jo vetëm fenomeni Trump, por edhe lëvizje të tjera në Europë shkojnë në kahjen e këtij ekstremizmi. Në vetvete ekstremizmi është një përgjigje jashtë arsyes (filozofia), ligjshmërisë (e drejta). Europa ka një pasuri ndryshe nga shumë pjesë të tjera të globit e aty duhet të gjejë përgjigjen ndaj ekstremizmit të ISIS-it dhe ndaj ekstremizmit që prodhohet si reagim brenda saj.
Europa e ateneve dhe universiteteve nuk mund të jetë pre e banalitetit të së keqes. Aty përkasim edhe ne shqiptarët. Aty kemi zgjedhur të pêrkasim e me hir apo pa hir aty duhet të shkojmë.