Nga Meredith Tax – “The New York Times”
Dy vjet më parë, Shteti Islamik sulmoi Yazidis, një fshat fetar minoritar kurd, barorët e të cilit jetonin përreth malit Sinjar në Irak. Militantët zbritën në fshatrat e pambrojtura si “Ujku i Bajronit” mbi delet, therën njerëzit dhe morën peng mijëra gra dhe fëmijë për t’i shitur si skllave seksi.
Çdo Yazidis që mund të shpëtonte u largua në male, pa ushqim, pa veshje të përshtatshme, në disa raste edhe pa këpucë. Ata mbetën të bllokuar atje për ditë të tëra, në kushte të vështira dhe me pak mbështetje ndërkombëtare. Grupet që i kishin premtuar fillimisht se do ti mbronin, ushtarët e partisë politike të Masud Barzani në Kurdistanin e Irakut, u zhdukën papritur kur ata kishin nevojë.
Ishin luftëtarët kurdë nga Siria dhe Turqia të cilët eventualisht morën rrugën drejt malit nëpër territorin e Shtetit Islamik, duke hapur një korridor për të cuar të mbijetuarit Yazidi në zonën e vetë-shpallur autonome të Sirisë, Rojavas. Shumë prej këtyre luftëtareve ishin gra: Një parim themelor i lëvizjes çlirimtare kurde thotë se gratë nuk mund të presim nga të tjerët që ti mbrojnë, por ato duhet të luftojnë vetë për lirinë e tyre . Në të vërtetë, disa nga këto gra thonë se po luftojnë për gratë e tjera, sepse e dinë shumë mirë se çfarë i pret nga Shteti Islamik.
Në luftën e Rojavas kundër Shtetit Islamik, gratë mund të gjenden jo vetëm në radhët e ushtrisë, por edhe në komandën e njësive guerile. Pas shpëtimit të tyre nga mali Sinjar, disa gra Yazidi kanë vendosur të ndjekin këtë shembull dhe krijuan Milicinë e tyre të Grave. Në mënyrë të ngjashme, në Kurdistanin e Irakut, gratë e shpëtuara nga skllavëria seksuale kanë formuar brigadën e tyre.
Edhe pse luftëtaret femra kanë luftuar në luftërat nacionalçlirimtare në vende si Vietnami, Kuba , Mozambiku, Angola, Irani dhe territoret palestineze, organizata globale feministe përcakton se pjesëmarrja e grave në kohë lufte bëhet së pari për të kundërshtuar luftën dhe së dyti, për t’u siguruar që gratë të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve edhe kur lufta të përfundojë.
Por lëvizja çlirimtare e femrave në Kurdistan ka theksuar vetë-mbrojtjen në terma ushtarake dhe sociale. Luftëtarët femra kanë për qëllim që të shihen si shembuj që tregojnë se udhëheqja e femrave është thelbësore në çdo sferë të shoqërisë. Në sistemin e demokracisë autonome Rojava (zona brenda kufijve të Sirisë),ka mandate të forta për pjesëmarrjen e grave në qeverisje. Komitetet e grave kanë autoritet të vërtetë mbi problemet si martesës së detyruar dhe dhunës në familje.
Femrat si ato të komunitetit të Jazidëve të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale në një shkallë kaq të tmerrshme nuk mund të ri-integrohen lehtë në modelet e vjetra, sepse do te shihem dhe do ta shohin gjithmonë vetën si viktima .Pjesë e procesit të rehabilitimit duhet të jetë edhe sfida dhe përballja me stigmatizimin ndaj këtyre grave.
Sigurisht, ka mënyra për ta bërë këtë gjë pa u detyruar të marrësh armët. Por fakti që disa nga të mbijetuarat në kampet e refugjatëve të Kurdistanit të Irakut, i cili është ende shumë patriarkal, kanë zgjedhur këtë rrugë, tregon ndikimin radikal të luftëtareve kurde. Një Këshilli femrash i formuar korrikun e kaluar shkoi aq larg sa deklaroi se qëllimi i tyre nuk ishte të “blinin” gratë e marra peng dhe fëmijët e rrëmbyer, siç bëhet zakonisht kur do të marrësh dicka nga Shtetin Islamik, por për t’i çliruar ato dhe në të njëjtën kohë për të krijuar tradita të reja për vetëmbrojtje.
Kjo nuk do të jetë e lehtë. Dy vjet pas kapjes së tyre, mijëra gra dhe fëmijë Yazidi mbetën të robëruar. Shumë janë të shpërndarë në kampet e refugjatëve në Turqi, Irak apo Rojava, ndërsa të tjerat janë përpjekur të iknin në Evropë, disa u mbytën rrugës. Por epiqendra e luftës mbetet në malin Sinjar, në Yazidi, shtëpia stërgjyshore tek e cila shumë nga kampet e refugjatëve irakiane dëshpërimisht duan të kthehen. Pengesa në rrugën e tyre bëhen po të njëjtat forca irakiane kurde të Masud Barzani, të cilat i braktisën dy vjet më parë.
E ndërkohë që ne shikojmë nga larg gjendjen në Yazidis dhe imazhin e grave që luftojnë Shtetin Islamik, duket sikur kemi të bëjmë me një admirim të shprehur nga larg. Ne kemi nevojë për të ndihmuar qeverinë amerikane që të dëgjojë “idetë e veta” në lidhje me barazinë gjinore, demokracinë dhe pluralizmin. Shtetet e Bashkuara kohët e fundit i premtuan forcave të Barzanit një sasi bujare të ndihmës ushtarake.
Çmimi për këtë ndihmë duhet të jetë liria për popullsinë së Yazidisit, në mënyrë që të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ti rindërtojnë. Shpresojmë shumë për përfshirjen e plotë të grave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale nga Shteti Islamik, si dhe një fund të përhershëm të bllokadës në Rojava, luftëtaret e të cilës kanë qenë disa nga forcat e vetme të afta për të luftuar shtetin islamik, jo për shkak të frymëzimit nga feminizmi, por për shkak të nevojës së egër për tu vetëmbrojtur./Përshtati:SYRI.net