Home KRYESORE Hila: Prokurori i Pergjithshem te jape shpjegime, ose doreheqje.

Hila: Prokurori i Pergjithshem te jape shpjegime, ose doreheqje.

Nga Dritan Hila

Te devijosh çeshtjen sesi ka mundesi qe familja e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes ka vetura te denja per oligarket rusë, ne nje debat sikur po goditet drejtesia apo kush eshte ai qe i publikoi, apo ca me keq sikur po merren me nje femije, eshte felligeshti civile.

Pastaj kur devijohet edhe politikisht eshte per te vene duart ne koke.

Kushdo ta kete bere kete denoncim, kjo nuk ka rendesi. Kemi nje pasuri te nje funksionari publik qe kerkon shpjegime ose te jape doreheqje.

Sa per ata ministra qe kane bere presion te hiqet lajmi, kam vetem nje fjale: “plehra”. Jeni votuar per te rikthyer ne binare kete vend, dhe jo per te bere pazaret tuaja. I njoh mire shume nga ju. Nuk ju besohet as edhe nje nevojtore, jo me asetet publike te nje vendi. Por nuk keni faj ju.

Share: