Home KRYESORE Ilir Demalia: Të ulim bythën në tokë dhe të ndërtojmë shtetin!

Ilir Demalia: Të ulim bythën në tokë dhe të ndërtojmë shtetin!

Nga Ilir Demalia

O sa mirë me qenë shqiptar!

Sot çfarë nuk po ndëgjojmë: familje fisnikësh, pa ditur kuptimin e fjalës fisnik. Aristokratësh, pa ditur kuptimin e fjalës aristokrat. Intelektualësh, për këtë më mirë mos e ngasim fare se të dalin zorrët e barkut! Për të vazhduar me artistë të mëdhej, shkrimtarë të mëdhej, me gjak blu, familje të mëdha, e mund të vazhdosh pa fund…

Po mirë, pyes veten, masa normaliteti nuk kemi ne?

Po një pyetje a nuk ja bëjmë vetes: kur jemi kaqë të mëdhenj dhe kaqë aristokratë, fisnikë, intelektualë, artistë, me gjak blu e gjak…. si spjegohet që nuk ndërtuam dot shtet funksionalk gjatë historisë sonë shtetërore?

Si nuk kemi funksionuar si demokraci përpos se, autoritarizëm, totalitarizëm, diktaturë, anarki, rrumpallë?

Si ka mundesi që muk kemi ndëtuar shtet të së drejtës por vetëm shtet “Lala Kros, Lala Qeros, vetë shkruan e vetë vulos!”?

Si ka mundësi që jemi vendi me ekonominë më të varfër në atë që quhet Europë?

Si ka mundësi që kemi denatyralizuar natyrën dhe trashëgiminë historike duke e fshirë, retushuar e zhgarravitur sipas Lalës Kros të radhës?

Si ka mundësi, që bregdetin e kemi kthyer në shkarkim të kanaleve të ujrave teë zeza dhe plehrat janë si kodra në mes plazheve?

Si kamundësi që pushtetarët tanë ngrejnë rrogat dyfishin e qeveritarëve të fqinjëve tane, por shtojnë dhe vjedhjet, korrupsionin, xhahillikun e pushtetit, arbitraritetin në një kohë që kryeministri Serbisë dje, në mandatin e tij të dytë uli rrogën e tij në 920 euro dhe pasuria është një apartament 50 m katror dhe një makinë?

Si ka mundësi që ne që kemi gjithë këta fisnikë, intelektualë, aristokratë, artistë me përmasa jo vetëm ballkanike por dhe botrore, që “çudisim” botën, kur nuk fakt, jemi çudia vetë, të lejojmë këte gjëndje dhe fryhemi si gjeli majë plehut se jemi më të mirët, duke valvitur falmurin e duke thirrë: O sa mirë me qenë shqiptar?

A do të ishte më mirë të ulim flamurët e të heshtim për një kohë thirrjet O sa mirë me qenë shqiptar, të ulemi me bythë në tokë e të ndërtojmeë shtetin, të vendosim drejtësinë, të pastrojmë plehun si politik dhe plehun në rrugë e.t.c e pastaj ngremë flamurët e brohorasim gjithë një zë: O sa mirë me qenë shqiptarë!

Se ndryshe siç shkruante Konica, ” Disa na përbuzin, disa na tallin disa qeshen me ne, po ulni kryet o shqiptarë se u bëmë gazi botës”

Share: