Home KRYESORE Ja si Kokëdhima-Gjodeshi bënë kokë turku gazetaren Tota për të sulmuar Veliajn

Ja si Kokëdhima-Gjodeshi bënë kokë turku gazetaren Tota për të sulmuar Veliajn

Nga Lexo.al

Janë bërë disa ditë rresht që Partia Demokratike sulmon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës lidhur me një aksident në fushën e plerave në sharrë, ku humbi jetën një i ri.

Përvec akuzave të zakonshme, Partia Demokratike aludon se Veliaj ka ushtruar presion edhe mbi drejtuesit e televizionit A1 News për të pushuar nga puna gazetaren Alida Tota, e cila paska kryer një investigim të detajuar duke zbuluar “gjëma” në fushën e sharrës.

Ndonëse është bërë e udhës që partitë politike të hedhin akuza pa fakte e fabrikojnë histori që kanë për qëllim vetëm baltosjen e kundërshtarëve politikë, është e udhës që të vërtetat të zbardhen ashtu siç janë.

Televizioni A1 News është në pronësi të ish deputetit Koço Kokëdhima, ose më saktë motrës së Kokëdhimës. Drejtor i këtij televizioni është Neritan Gjodeshi, ish drejtor i ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës.

Që kur Veliaj u zgjodh në krye të bashkisë, emërimi i Gjodeshit në ujesjellës u kuptua se ishte një “qokë” ndaj ish deputetit socialist, i cili në atë periudhë kohore ishte shumë pranë Kryeministrit dhe i plotëfuqishëm në PS.

Por vetëm disa muaj më pas, Veliaj pati një konflikt me Gjodeshin mbi mënyrën se si ky i fundit menaxhonte ndërmarrjen e ujësjellësit. Asokohe, ishin me qindra ankesa te qytetarëve të Tiranës të cilët denonconin mbifaturimet, aforfetë dhe shërbimin e keq që ofronte ujësjellësi.

Konflikti mes Kryetarit të Bashkisë dhe drejtorit të ujësjellësit përfundoi me lirimin nga detyra të këtij të fundit, lëvizje kjo që sigurisht shkaktoi zemërim të deputeti Kokëdhima, i cili humbi influencën e drejtpërdrejtë mbi një ndërmarrje të rëndësishme në Bashkinë e Tirane.

Fill 24 orë pas shkarkimit të Gjodeshit nga detyra, hakmarrja e Kokëdhimës filloi përmes shkrimeve të porositura në gazetën Shekulli. Mjafton t’i referoheni arkivave të kësaj gazete për të parë titujt bombastike të faqeve të para të Shekullit që në mënyrë të hapur e drejtpërdrejtë sulmon Kryetarin e Bashkisë.

Më pas, siç dihet, pas humbjes se mandatit Kokëdhima u ftoh edhe me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS Edi Rama.

Gjodeshi, i larguar nga bashkia, u vendos në krye të televizionit të Kokëdhimes.

Ajo çka PD pretendon është se pikërisht Kokëdhima që urdhëroi median e tij të sulmonte Veliajn, sot na paska dalë në krah të Kryetarit të Bashkisë. Dhe pikërisht Gjodeshi që ishte molla e sherrit mes Veliajt dhe Kokëdhimës, na paska pushuar nga puna gazetaren Alida Tota, duke “zbatuar” urdhërat e Veliajt.

E gjitha kjo është absurde. E vërteta është një tjetër. Kokëdhima dhe Gjodeshi kanë shfrytëzuar vdekjen aksidentale të një të riu në fushën e plehrave dhe kanë urdhëruar gazetaren e PD Alida Tota për të investiguar çështjen, me shpresën se do të gjenin mjaftueshëm informacion, prova e fakte, për të sulmuar më pas armikun e tyre të vërtetë, Erion Veliaj. Por kur gazetarja Tota nuk ka mundur të gjejë asnjë fakt kompromentues për Bashkinë apo Kryetarin Veliaj dhe kur të gjitha pretendimet e saj shkonin në adresë të drejtuesve të tjerë të bashkisë, të partive të tjera të koalicionit të majtë, parti pranë të cilave Kokëdhima sot është shumë pranë, Gjodeshi është urdhëruar nga ish -deputeti socialist për të pushuar nga puna gazetaren e televizionit A1News.

Andaj, historia është e thjeshtë. Alida Tota është bërë kokë turku e Koco Kokëdhimës dhe Neritan Gjodeshit. Të cilët e punësuan të vetëdijshëm se ajo ishte gazetare pranë PD, madje kishte kandiduar edhe në forumet e demokrateve, me shpresën se gazetarja do ishte e etur për të investiguar skandalet e maxhorancës e sidomos Veliajt.

E kur gazetarja nuk arriti të nxirrte në pah asgjë që i shërbente Koços, ky i fundit e flaku në rrugë, njësoj sic ka bërë me të gjithë gazetarët e tjerë të punesuar në gazetat, radiot, apo televizionet e tij. 

Share: