Home KRYESORE Jo sharje, por mirenjohje per greket!

Jo sharje, por mirenjohje per greket!

Nga Monika Spahivogli

I kemi share Greket pa fund! I kemi urryer dhe dashuruar (sic vetëm Mesdhetaret dine te bejne mes njeri-tjetrit)….I kemi shërbyer, na kane shpërblyer. Na kane ndihmuar dhe i kemi shpërblyer por, jemi vëllezër qe jetojmë ne “kërthizën e botes”!!

Kujtoj vetëm diçka qe me ka ngelur ne mend nga Kreta, një vend ku jetova e lumtur për 2 vjet: Teksa ne kemi shume virtyte te tjera, Greket me mik-priten, me një dashuri ekstreme (pasi kapërcyen kompleksin e frikës) na bene te ndihemi ne familje.

Pervec ushqimit te mrekullueshëm, mikpritjes Kretane pa limit dhe dashurisë, kishin një tipar te shprehur qe ne na mungon: Çdo dite qe zbrisja shkallet e MAICH, ku ishim vendosur, dëgjoja te paktën tre komplimente qe me bënin te ndihesha mire: Kukla mu, Agapi mu, Ti omorfeo pu ise….Gliko mu (ndjese nëse i shkruaj shqip dhe mbase gabim)….

Pas Vendit tim te mrekullueshëm qe nuk zëvendësohet me asnjë tjetër, do dashuroj po ashtu përjetësisht edhe vendin qe me mik-priti si dhe te gjitha vendet e tjera ku jam ndjere mire. Mirënjohje dhe borxh për t’u lare!!

Share: