Nga Kastriot Islami
Rama duket i vendosur në opsionin e fitimit të “certifikatës për cilësinë e zgjedhjeve” sepse kështu mund ti shesë ndërkombëtarëve jo vetëm që ai është më shumë i angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme sesa për rezultatin pra fitoren, por edhe kështu i tregon atyre se duke qënë ai kryeministër në Shqipëri janë shanset që opozita të fitojë zgjedhjet, pra indirekt provon se kërkesa e opozitës për qeveri teknike është njëobsesion që lidhet me shumë me frikën e saj nga humbja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Por ndërkohë, që të tregojë se qeverisja e tij ka qënë e suksesshme dhe humbja nuk lidhet as me qeverinë e tij dhe as me skandalin me ishkryetarin e Dibrës, Rama po punon për opsionin e dytë hybrid: humbje e zgjedhjeve në Dibër, duke siguruar përmes manipulimeve një rezultat sa më të ngushtë.
Ai mendon se kjo është e mundur sepse në në fund të fundit, opozita pasi të shikojë se ka fituar nuk do të merret me manipulimet dhe kështu Rama siguron certifikatën e cilësisë së zgjedhjeve me një rezultat shumë të ngushtë.
Kjo i jep mundësi qëhumbjen tja faturojë LSI e cila nuk u angazhua për fitoren në Dibër. Opozita duhet te demaskojë edhe opsionin hibrid të Ramës…
Madje Rama do tëpërpiqet përmes manipulimeve të ketë një rezultat për PS dhe aleatët e tjerë, përvec LSI, pak më të mirë se në 2015, për të treguar se votuesit e majtë e mbështesin qeverinë Rama por kupola e LSI në Tiranë e në Dibër ka dhënë orientime për të mos votuar kandidatin e Edi Ramës.
Unë besoj se opozita po përgatitet edhe për këtë opsion, sepse zgjedhjet në Dibër janë të test i dyfishtë:
i) i fitores elektorale të padiskutueshme që permes zgjkedhjeve të lira e të ndershme do të jetë (ishte) shumë e madhe; dhe
ii) evidentimit të cdo manipulimi sado të vogël për të treguar se me Ramën në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
E thënë më shkoqur, opozita duhet të përgatitet ti djegë Ramës të dy opsionet, edhe opsionin e fitores së zgjedhjeve nga PS me manipulim masiv të zgjedhjeve por edhe opsionin hibrid, me humbje të ngushtë dhe manipulime të moderuara të zgjedhjeve./Syri.net