Home KRYESORE Kjo është rilindja e oligarkëve dhe e përgjuesve partiake

Kjo është rilindja e oligarkëve dhe e përgjuesve partiake

Nga Denion Mejdani

Lexova në lajme që nga KQ rilindas ishte dhënë porosia strukturave lokale të testonin terrenin e përgatiteshin për zgjedhjet që po afrojnë mbase dhe parakohe. E vërtetë zgjedhjet në çdo rast po afrojnë dhe akoma nuk arrij ta imagjinoj çfarë do të jenë justifikimet që do i serviren popullit, nga makina e propagandës rilindase e përfaqesuesit të tyre, për premtimet elektorale totalisht të pambajtura dhe për dështimet e pafundme në çdo fushë.

Sot gjëndja në këndvështrimin publik të pasqyruar kudo është si më poshtë:

-Papunësi që u rrit në vënd të 300mijë vënde pune që ishin premtuar.

-Shëndetësi që nuk u përmirësua por madje u përkeqësua nga skemat brilante për të abuzuar me rimbursimet e ilaçeve dhe cilesinë e tyre si dhe me mënyrat kreative që oligarket e rinj e të vjeter të partneriteteve të dyshimta thithen sa më shumë lekë nga taksat tona.

-Lazarati u shua por lulëzuan fushat e brezaret me kanabis ane e mbane vendit së bashku me krimin e organizuar.

-Përgjimi u legjitimua si mjet partiak ndaj armiqve të pushtetit.

-Gjykata e prokurori janë nën një trysni të madhe jo për depolitizim e pastrim por nënshtrim e frikesim me sulme politike të orkestruara edhe se tjetër gjë në zgjedhje u premtua.

-Korrupsioni nuk u luftua por u stimulua që të lulëzonte në oborrin e strukturat e tyre.

-Arsimi publik u shtrenjtësua dhe aspak nuk u përmiresua ndërkohe klientelizmi i atij privat në shërbim të pushtetareve te rinj u arrnua.

-Ekonomia përfundimisht u rrënua ndërsa sistemi bankar u paralizua.

-Arroganca qeverisëse u amplifikua teksa transparenca dhe llogaridhenia u minimizua.

-Niveli besoj u ul dhe pastertia e figures së përfaqesuesve të rilindjes u njollos me precedente penal të shkuar e të tashëm.

E tejzgjatura reformë në drejtesi kishte mbetur si e vetmja kartë fituese për të dale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare por dhe ajo si përfundim rezultoi meritë e konsensusit të udhëhequr dhe detyruar nga LSI dhe e luftës për standarte ndërkombetare të opozites.

Jam teper kurioz pra çfare do jenë justifikimet dhe premtimet e reja që do i serviren elektoratit në 2017 në mos më parë…

Share: