Home KRYESORE Kolaudimi tek SGS, arrestohen 8 vetë për korrupsion

Kolaudimi tek SGS, arrestohen 8 vetë për korrupsion

Duket mjaftonte të paguaje 15 apo 20 mijë lekë të vjetra për dy sekserët e lidhur me punonjësit e SGS dhe radha e gjatë e koalidimit merrte fund menjëherë. Një hyrje e lirë ishte gati për të gjithë ata që paguanin paratë ndaj dy sekserëve Agim Shkjau dhe Çesk Prela.

Ankesat e qytetarëve në polici ishin të shumta ndaj, pas hetimit bashkë me sekserët u arrestuan edhe 6 punonjës të kompanisë. Sipas njoftimit të policisë, pranë ambienteve ku kryhet kontrolli teknik i automjeteve në Shkodër (SGS ) dyshohej se persona të pa autorizuar qëndronin duke mbajtur rradhën që krijohej nga automjetet që prisnin për kryerjen e kontrollit teknik me qëllim ” shitjen” e saj në këmbim të shumave 1500-2000 lekë ndaj qytetarëve.

Nisur nga kjo situate është organizuar puna për mbikqyrjen e situatës dhe si rezultat janë kapur në flagrancë 2 shtetas të cilët kryenin këtë aktivitet dhe janë hetuar për vepren penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat” gjithashtu u kryen veprime dhe për 6 shtetas për veprën penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat”.

Konkretisht u bë arrestimi në flagrancë për “Korrupsion pasiv në sektorin privat” i shtetasve :

1.Agim Shkjau, 49 vjeç, banues në Shkodër.

2.Çesk Prela, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi u mernin personave të interesuar për të kryer kontrollin teknik të mjetit, shuma nga 1500-2000 lekë për çdo mjet.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për “Korrupsion aktiv në sektorin privat” i shtetasve :

1.S.C, 22 vjeç, banues në Shkodër.

2.E.A, 26 vjeç, banues në Trush Shkodër.

3.F.M, 29 vjeç, banues në Bushat Shkodër.

4.B.B, 36 vjeç, banues në Postribë Shkodër.

5.S.M, 23 vjeç, banues në Shkodër.

6.F.K, 30 vjeç, banues në Barbullush Shkodër.

Share: