Home KRYESORE Kujdes kur te publikosh gjona per faqen time se t’boj ate qe...

Kujdes kur te publikosh gjona per faqen time se t’boj ate qe sta ka bo njeri!

Nga Shije.al

Kini kujdes vërtet!

Në internet ka lloj lloj monstrash që administrojnë hapësira virtuale, shpesh herë të quajtura edhe media, nga ku të kërcënojnë edhe me jetë.

Kështu ka ndodhur me një zonjë, e cila pasi ka denoncuar në grupin e Revistës Shije vjedhjen që u është bërë recetave të saj nga faqja Gatime.Tradicionale.

( http://gatimetradicionale.blogspot.al )

në vend të ndjesës, ka marrë kërcënime me jetë nga administratorët e kësaj faqeje hajdutësh.

Të tilla faqe që vjedhin pa pikën e turpit dhe frikës materiale nga individë të ndryshëm apo faqet serioze ka plot, nga ato që merren me lajme, politikë, showbiz e deri tek faqe gatimi si kjo e mësipërmja.

Por që të arrijnë deri aty sa të kërcënojnë qytetarët, pse jo edhe faqet nga ku vjedhin materialet, kjo përbën krim dhe shteti duhet të vërë alarmin para se të mësojmë ndonjë ditë për ngjarje me rrahje personash, plagosje apo edhe vrasje.

Mos u çudisni, çdo gjë është e mundur në këtë xhungël pa rregulla, ku shteti tregohet tërësisht indiferent.

Le të shërbejë ky rast si një apel drejtuar institucioneve përgjegjëse që të parandalojnë urgjentisht raste të tilla të paprecedenta e më pas të ndërmarrin iniciativa konkrete ligjore në lidhje me fenomenin e vjedhjs së të drejtave të autorësisë.

Ja denoncimi:

Pershendetje grupi !

Me vjen keq qe sot dite te diele po postoj kete vjedhje qe me eshte bere nga kjo faqe Gatime tradicionale !

Shikoni se me cfar paturpesie eshte fshire logua e faqes time dhe eshte paraqitur sikur e ka derguar receten Jona , nje fanse e kesaj faqeje !
E di qe njekohesisht keshtu i bej reklame dhe njohje per ju kesaj faqeje !

Por, njerezit e ndershem nuk mbeshtesin hajdutet, qe punen e tyre e mbeshtesin mbi punen dhe pasionin e te tjereve !

Ja dhe mesazhi që faqja Gatime Tradicionale i dërgon zonjës:

Hahaha..  sa e modhe qe je. Te gjithe vjedhin. Kur po vjedhin politikanet,  pse mos te vjedhim edhe ne edhe ti,  te gjithe.  Kshu ka shku puna o Robo,  cdo gjo me te vjedhme,  kshu qe shut the fuck up se mu sme njeh fare se kush jom dhe kurre nuk do te me njohesh se kush jom o Robo.

Une te njoh ty,  ti sme njeh mu,  kshu ki kujdes kur te publikosh gjona per faqen time ne grupe se te boj ate qe sta ka bo njeri deri me sot

Share: