Gazetari Xhevdet Shehu ka biseduar së fundmi me Vito Kapon, bashkëshortja e njërit prej njerëzve kryesorë të Partisë së Punës dhe sistemit komunist pas luftës, Hysni Kapo. Kjo gazeta, DITA pra, do sjelle një seri materialesh mbi Hysni Kapon, por edhe debatet e kohëve të fundit mbi LANÇ, te cilat nuk e paskan lënë indiferente gruan që pas tre muajsh mbush 94 vjeç, por që mbahet për mrekulli dhe artikulohet më së miri nderkohe qe mijera fatkeq te regjimit te saj kane vdekur burgjeve ose nuk kane gezuar as gjysmen e moshesh se saj.
Nga ana tjeter duket se nga distanca e më shumë se 25 viteve nga përmbysja e regjimit komunist, e tërhequr tërësisht nga jeta publike sepse s’mund te bente ndryshe, emri i Vito Kapos është mbështjellë me mister dhe shpesh edhe me spekulime sa herë janë përmendur ngjarje të rëndësishme të atij regjimi.
Në një bisedë me gazetarin Shehu, Vito Kapo si Nexhmije Hoxha me Roland Qafokun pranojne te flasin vetem per luften antifashiste dhe përfshirjen e familjarëve të saj në të dhe anash kalojne pergjegjesite e tyre per ate qe ndodhi me pas me popullin shqiptar, jo vetem ne Shqiperi dhe me gjera ku sigurisht pergjegjesia e regjimit dhe atyre qe sunduan ketu nuk mund te shmanget.
Sigurrisht qe jashte kesaj interviste nuk do rrije larg politika e diites, ajo nuk do flase per diktaturen, por do ndalet sigurisht tek figura e bashkëshortit të saj Hysni Kapo, marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën e Mehmet Shehun, dhe vdekjen e Hysniut, që për të mbetet me pikëpyetje.
“Ajo ka diçka për të thënë edhe ekipin mjekësor që trajonte shëndetin e Hysni Kapos, drejtuar nga Petrit Gaçe. Padyshim, edhe për mjekun Sali Berisha.” shkruan gazeta Dita sot qe paraljmeron intervisten per neser….