Nga Klodian Tomorri
Irlanda po ben me dhimbje koke cdo ekonomist. Rimekembja ekonomike e Irlandes eshte nje “case study” qe duhet studiuar ne te gjitha katedrat ekonomike te botes.
Vitin e kaluar rritja ekonomike ne Irande shenoi shifren e cmendur 26.3 per qind. Po. Prodhimi Kombetar i Irlandes vjet u rrit me 26.3 per qind.
Me kete norme rritje, ekonomia irlandeze dyfishohet ne cdo 2.7 vjet. Te ardhurat mesatare te qytetareve irlandezet dyfishohen ne cdo tre vjet.
Kjo do ishte nje enderr e bukur per kedo, por shumica e saj eshte nje genjeshter . Nje pjese shume e madhe e rritjes 26.3 per qind eshte rezultat i strategjive te korporatave shumekombeshe per te shmangur taksat.
Irlanda eshte vendi me taksat me te uleta ne BE, me nje norme tatim fitimi vetem 12.5 per qind. Shume kompani nderkombetare kane transferuar ne Irlande asetet e tyre kapitale per te ulur barren tatimore.
Dhe shumica e efektit ne rritjen 26.3 per qind vjen nga Formacioni Bruto i Kapitalit Fiks, perkatesisht te ashtuquajturat asetet e paprekshme si markat, patentat, pronesia intelektuale etj.
Se dyti, shume nga ai prodhim qe raportohet ne GDP irlandeze, prodhohet ne tjeter vend. Shembulli tipik jane te ashtuquajturat kontratat e manifaktures.
Nje kompani nderkombetare e prodhon produktin ne ne Angli, France, apo kudo tjeter por kontraten e kalon permes Irlandes per te ulur barren e taksave. Rrjedhimisht shifra e GDP jo gjithmone thote te verteten…