Home KRYESORE Maturantët po rregjistrohen.

Maturantët po rregjistrohen.

Nga Artan Fuga

Nuk e di a u kanë ofruar gjimnazet e tyre mundësi të njohin tregun e punës në degët që do të zgjedhin për studimet universitare?

A i njohin ata statistikat e punësimit?

Kanë marrë kontakte informacioni me lëndët që zhvillohen në degët ku dëshirojnë të ndjekin studimet universitare?

Dinë cilët janë pedagogët, tekstet, platformat teorike, kushtet e studimeve, etj., në fakultetet ku duan të shkojnë?

U ka dhënë agjencia që merr përsipër të jetë “seksere” mes studentit të ardhshëm dhe fakulteteve ku maturantë dëshirojnë të rregjistrohen të njohin sa është përqindja e kalueshmërisë atje, sa është nota mesatare e studentëve, kush ka studjuar më parë në ato fakultete?

U ka dhënë njeri nga agjencia e rregjistrimeve të dhëna mesatare për cmimin dhe koston e studimeve dhe të jetesës, për librat që duhet të blejnë, në çdo degë?

U ka organizuar ajo agjenci takime konsultimi dhe informimi me fakultetet përkatëse anëembanë Shqipërisë???

Ka bërë kjo agjenci fushata marketingu për departamente dhe fakultetet e mundshme ku maturantët duan të ndjekin studimet universitare?

U ka dhënë informacione agjencia që i rregjistron dhe u kërkon të paguajnë për profilet e studimeve në degët ku duhet të ndjekin studimet universitare?

Kanë pasur mundësitë të dialogojnë online me specialistë që njohin fushat e studimeve universitare ku dëshirojnë të vazhdojnë për të bërë pyetje dhe marrë përgjigje?

Besoj se të gjitha këto i kanë pasur si shërbime sepse përndryshe i thonë të rregjistrohesh “derr në thes”.

Apo hajde se nuk prish punë, se mos ka rëndësi se në çfarë dege do të të rregjistrojnë!!!

Share: