Home KRYESORE “Mbrojtja” e babait përdhunues: Vajza dhe njerka e saj e sajuan, gruaja...

“Mbrojtja” e babait përdhunues: Vajza dhe njerka e saj e sajuan, gruaja e dytë ka lidhje tjetër

Guri Përgjegji, 46-vjeçari nga Dibra që përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare, pas arrestimit tha se historia ishte e sajuar nga vajza dhe gruaja e tij e dytë. “Gruaja ime e dytë kishte një lidhje tjetër. Unë kam qënë në Greqi dhe ka ca muaj që kam ardhur. Nuk kishte çfarë të bënte dhe ka përdorur vajzën time për të më goditur,” mësohet të ketë thënë ai.

Por mbrojtja e tij është rrëzuar nga ekspertiza, shkruan Panorama, që tregon se vajza është përdhunuar.

Njesia administrative Kastriot dhe të afërm të familjes Përgjegji janë kujdesur ditët e fundit për vajzën e abuzuar, vëllain e saj 12-vjeçar si dhe për gruan e dytë të Guri Përgjegjit me vajzën e mitur.

Pritet që ai të dalë para togave të zeza për masën e sigurisë dhe prokuroria të këkrojë burgim pa afat, shkruan Panorama.

Share: